Tё dashur miq,

Kёto ditё, doli nga shtypi libri im i fundit, “Instrumentalizimi i njё miqёsie (Kosovë-SHBA).

Me kёtё rast, dua t’i shpreh mirёnjohjen time shkrimtarit dhe botuesit tё njohur, Nazmi Rrahmani, qё nё kёtё kohё tё vёshtirё, mori pёrsipёr botimin e kёtij libri.
Mё poshtё, gjeni njofitmin pёr shtyp tё shtёpisё botuese “Faik Konica”, lidhur me botimin e librit tim.

Ҫështja themelore që shtrohet nё kёtё libёr ёshtё:
Si duhet tё veprojnё Kosova, Shqipёria dhe, pёrgjithёsisht, shqiptarёt, kur administrata e aleatit tё tyre strategjik i ndryshon qёndrimet e veta nё raport me ta, aq mё tepёr, kur ky ndryshim rrezikon tё dёmtojё interesat e tyre kombёtare dhe shtetёrore?
Por libri ngre edhe njё numёr pyetjesh shumё tё rёndёsishme si: Cila ёshtё strategjia e administratёs Tramp nё bisedimet Kosovё- Serbi? A ёshtё nё dёm, apo nё favor tё Kosovёs marrёveshja e 4 shtatorit nё Uashington? Cila ёshtё hierarkia e interesave nё politikёn e jashtme? Si erdhёm deri tek Gjykata Speciale, cili duhet tё jetё qёndrimi ynё ndaj kёsaj gjykate dhe ҫfarё e pret Kosovёn pas saj? A janё tё afta partitё pёr tё siguruar kohezionin shoqёror qё i duhet Kosovёs nё kёtё fazё kritike tё zhvillimit tё saj? A ёshtё momenti pёr tё shtruar ҫёshtjen e bashkimit kombёtar shqiptar?
Dr. Lauka pёrpiqet qё kёtyre pyetjeve t’u japё pёrgjigje nё mbi 200 faqet e kёtij libri, bazuar nё teoritё kryesore tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare dhe analizёn politike kritike.

“Në këto kushte paqëndrueshmërie e paqartësie, interesat shtetërore dhe kombëtare duhet të jenë ideologjia jonë, ylli polar i Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, busulla që do t`i orientojë gjithmonë drejt, në rrugën e bashkëpunimit, por edhe të konkurrencës me shtetet dhe kombet e tjera.”, (citim nga libri, faqe 34).

Libri mund të porositet online në faqen e Librarisë Konica, në Facebook dhe Instagram, si dhe në libraritë: Artini, Dukagjini, Buzuku etj.

Me respekt,
Shtëpia Botuese “Faik Konica”
Prishtinë