Italia pritet të ashpërsojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Dasmat dhe festat private me numër të kufizuar njerëzish, qëndrimi i vendeve të mbyllura të hapura deri në orën 23:00, përdorimi i maskës kudo në rrugë apo ambiente të tjera në të gjithë Italinë, janë masat që do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të martën.
Qëllimi i Kryeministrit Conte dhe Ministrit të Shëndetësisë Speranza është që të shmangin me çdo kusht një rritje të infeksioneve që do ta çonin Italinë në një situatë të ngjashme me atë shumë më të rëndë të regjistruar aktualisht në Spanjë dhe Francë.
“Është e rëndësishme të veprohet menjëherë dhe pa pritur më gjatë”.
Së bashku me masat e reja, pritet të zgjatet edhe gjendja e jashtëzakonshme deri më 31 janar të vitit tjetër, dhe mund të përmbajë gjithashtu ndalime për Rajonet që kërkojnë të futin rregullore më të buta sesa udhëzimet kombëtare.
Deri më tani mbi 35 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Itali.