Mes gjithë ndryshimeve të detyruara që ka sjellë pandemia e koronavirusit në botë, ndjenja e izolimit mund të jetë një nga më tëvështirat. Sipas mjekëve psikiatër qëstudiojnë efektet e izolimit tek shëndetimendor, distancimi fizik na ka distancuaredhe nga ana sociale. Korrespondenti i Zërittë Amerikës, Ostap Yarysh njofton.
Mjekët psikiatër thonë se pandemia dhepërqendrimi tek distancimi fizik na ka bërë tëndjehemi më të vetmuar dhe më pak komodëpërreth njerëzve të tjerë.
“Do të doja ta vija theksin tek pasojat e izolimit dhe vetmisë, sepse janë pa dyshimnjë faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm qëndikon si në shëndetin fizik ashtu edhe atëmendor. Njerëzit që kalojnë një kohë të gjatënë izolim – si burgje, spitale, ose madje nëAntarktidë, – patjetër që humbin aftësi tëcaktuara shoqërore. Dhe sa më gjatë tëqëndrojnë, aq më shumë i humbasin”, thotëpsikiatri Dennis Ougrin, i Universitetit “King” në Londër.
Markiyan Prokhasko kaloi gati dy muaj nëAntarktidë. Ai shkoi atje në fillim të vitit 2019 për të shkruar një libër në lidhje me përvojëne të qenit në një stacion polar.
Më pas, gjatë karantinës, Markiyan shpeshshihte paralelizma me periudhën që kaloi nëPolin e Jugut.
“Kur je në shtëpi, ndonjëherë nuk do tëtakosh askënd, por nuk të pengon njeri ta bësh një gjë të tillë. Por kur rrethanat tëdetyrojnë të qëndrosh në shtëpi, papritmasndjen një kufizim – nuk mund të shkoshaskund , megjithëse do të dëshiroje. NëAntarktidë, është e njëjta gjë “, thotë Markiyan Prokhasko.
Pas kthimit nga ekspedita, Markiyanit iu deshnjëfarë kohe të përshtatej me jetën normale.
“Kur u ktheva, nga njëra anë, doja të rrijavetëm për disa javë, të mos komunikoja me askënd – mbase vetëm me të afërmit. Çfarëmund t’u them, si t’i shpjegoj të gjitha? Nga ana tjetër, shumë nga gjërat që janë tëzakonshme këtu, dukeshin pa kuptim për njëfare kohe. Dilja jashtë, njerëzit ishin nisur përdiku – po ku?“, thotë ai.
Ekspertët thonë se nuk ka dyshim që njerëzitdo të humbasin aftësi të caktuara shoqëroregjatë pandemisë. Ashtu siç atrofizohenmuskujt kur nuk i përdor, aftësitë e komunikimit vuajnë nga izolimi. Prandajështë e rëndësishme të kujdesesh përshëndetin mendor.
“Komunikimi, lidhjet njerëzore nuk janë mëpak të rëndësishme sesa puna, aktiviteti fizik, dieta, gjumi, etj. Është një element jashtëzakonisht i rëndësishëm. Nëse njerëzitmendojnë se gjatë karantinës duhet tëshpenzojnë gjysmë ore me ushtrime fizike, ata duhet të mendojnë edhe për rëndësinë e komunikimit shoqëror “, thotë Dr. Ougrin.
Sipas ekspertëve, edhe gjërat më të voglamund të ndihmojnë.
“Nëse do të përmirësosh shëndetin mendorsot, unë do të këshilloja një telefonatë apo takim me një mik të mirë të kahershëm me tëcilin nuk ke folur për një kohë të gjatë. Thjesht një bisedë me të”, thotë psikiatriOugrin.
Do të vijë një ditë që pandemia do të marrëfund, dhe shpresa është që njerëzit të mosqëndrojnë më larg njëri-tjterit dhe t’urikthehen lidhjeve sociale.