Ligji drakonian i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, karakterizuar si një përpjekje për të censuruar lirinë e fjalës në mediat sociale, do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.
Si një shembull se si zbatohet ligji turk, Guardian përmend rastin e gazetarit Oktay Candemir. Gjegjësisht, rreth 20 oficerë policie hynë në banesën e tij këtë shtator dhe Candemir iu frikësua skenarit më të keq, pasi gazetarët që kritikojnë qeverinë shpesh akuzohen për terrorizëm.
Në vend të kësaj, një nga policët nxori telefonin dhe i kujtoi një post me humor në Twitter që kishte postuar disa ditë më parë, në të cilin u tall me një shfaqje televizive për sulltanët osmanë.
“Unë u arrestova sipas Nenit 130 për fyerjen e kujtimit të një personi të vdekur. Më thanë se po shpifja për sulltanët Osmanë”, tha Candemir.
Pas një nate të kaluar në stacionin lokal të policisë në Van, ai u la i lirë për t’u mbrojtur. Ai përballet deri në dy vjet burg.
Interneti, sipas Guardian, është një vend ku ndihet qartë konflikti midis pikëpamjeve liberale dhe autoritare: faqet e rrjeteve sociale nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre mund t’ju çojë në burg.
Mijëra njerëz arrestohen çdo vit për mesazhet e tyre në internet, zakonisht nën akuzat e fyerjes së Turqisë ose presidentit.
Ligji i ri detyron platforma, të tilla, si Twitter, Facebook ose YouTube të hapin një zyrë në Turqi ose të caktojnë një përfaqësues, i cili do t’i japë llogari qeverisë.