Qytetarët e Gjermanisë, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Lituani do të përballen me një kërkesë karantine dyjavore pas mbërritjes së tyre atje, deklaroi Ministria e Shëndetësisë e vendit baltik.
Udhëzimet zbatohen gjithashtu për vizitorët nga Estonia, Islanda, Polonia dhe San Marino.
Ministria përmendi normat në rritje të infeksioneve të koronavirusit në këto vende.
Vizitorët nga vendet e listuara duhet të regjistrohen menjëherë pas mbërritjes.