“Aktorët”

Nga Ilir Kadia

Met Malon, një nga pasanikët më bamirës të Shqipërisë e gjej ulur në tavolinën e trotuarit me një nga dramaturgët më të njohur të vendit! Ai, me fytyrë të përvuajtur fut në xhep 1500 euro që Meti ja jep për varrin e kunatit, dhe ngrihet ikën.Pastaj përpara nesh vjen e qëndron një djalë i ri me një patericë. I gjatë sa Kryeministri Rama. Këmbën e ka të lidhur me fashë. Zgjat dorën e Meti nxjerr një 50 mijë lekësh e ja bën shuk në pëllëmbë.

-Hej Met,i them, ai s’ka asgjë. Këmbën e ka shëndoshe.E kam parë me makinë tek nxjerr nga bagazhi patericën dhe lidh këmbën me fasho.

-E di, thotë Meti. Eshtë aktor. Të gjithë jemi aktorë në këtë jetë. Ai ka zgjedhur rolin e lypësit, unë të bamirësit. Po ti s’je?!

Ashtu është!-i thashë unë dikur në rolin e gazetarit…

(SHKUAN TRE VJET…)