Anëtarët e Forcave të Armatosura në Spanjë zhvillojnë protestë në kryeqytetin Madrid me kërkesën për rritje të pagës.
Në kuadër të protestës së organizuar nga shoqatat lidhur me ushtarët, marshimi filloi përpara ndërtesës së Parlamentit dhe përfundoi përpara Ministrisë së Financave.
Ushtarët marshuan bashkë me pankartën me mbishkrimin “Më pak fjalë, më shumë veprime, një pagë dinjitoze”. Ata u bënë thirrje të gjitha partive politike që t’i mbështesin për një rritjeje të pagës për personelin e Forcave të Armatosura në buxhetin shtetëror për vitin 2021.
Në manifestimin e përgatitur nga shoqatat e ushtarëve që rikujtuan se marrin më pak pagë në krahasim me personelin e policisë dhe të xhandarmërisë në Spanjë thuhet: “Ne nuk jemi punëtorë që jemi të lirë dhe që mbesim të heshtur. Bindja, veprimi i shpejtë, profesionalizmi dhe disponueshmëria e Forcave të Armatosura janë të padiskutueshme. Duam një pagë të drejtë dhe dinjitoze”.
“Kemi tanke me vlerë 11 milionë euro, por ushtarët që i përdorin këto marrin një pagë vetëm 60 euro më shumë se paga minimale në Forcat e Armatosura”, theksojnë përfaqësuesit e shoqatave duke kërkuar se tashmë politikanët duhet t’u kushtojnë vëmendje protestave që zhvillojnë prej shumë kohësh.