Të dashur miq,
Aktori, poeti dhe shkrimtari Çun Lajçi, do të jetë nesër në Tiranë, siç shkruan ai vetë, për të shitur librin e tij të fundit “Bastardët”. Nuk është në nderin e institucioneve dhe shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, që një personalitet si ai, të detyrohet të shesë libra shesheve të Prishtinës dhe të Tiranës, por ne qytetarët e thjeshtë dhe miqtë e tij, do t’ia shtonim nderin vetes, nëse do të shkonim të këmbenim dy fjalë me të dhe, sipas mundësive, të blinim librin. Në bazë të njoftimit të tij, ai do jetë në sheshin “Skënderbej”, afër hotel “Tirana Internacional” nga ora 11.00-16.00.
Çmimi i librit: 1.500 lekë (15 Euro)
Agjencia e Botimeve, Eventeve e Promovimeve “Dardania”