Ditën e sotme, kur çdo gjë dukej e mbyllur në rradhët e PD Kavajë në aspketin e kandidatëve të PD për Bashkinë Kavajë, ishin në garë lobuese vetëm Fisnik Qosja dhe Rudin Hylviu del në shesh edhe një kandidat tjetër që duket se do t’i trubullojë planet e të dy kandidatëve potencial dhe ambicioz të shpallur deri më tani.
Ai është Sulejman Rustemi, aktivist i hershëm i PD që nga vitet ’90, pjesëmarrës aktiv në fushata të PD por i larguar prej saj para 9-të vitesh dhe deri në Qershor të 2019 ka qenë këshilltar i PDIU-së në Bashkinë Kavajë, energjik, gjenerator i grumbullimit të votave por i njohur për fushatat e tij në zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore. I ftuar nga kryetari i PD Kavajë Isa Sakja, bazuar në procesin e rihapjes së PD- së nga Lulzim Basha, z. Rustemi rikthehet pas 9-të vitesh i propozuar nga antarësia e PD por si asnjë kandidat tjetër ka plotësuar dhe dorëzuar plot 30 firma mbështetëse të antarëve të PD sipas shtrirjes gjeografike të Bashkisë, të cilat janë dorëzuar dhe pranuar nga z. Genci Gjylsheni, sekretari i degës së PD Kavajë. Pritet që emri i tij të kalojë në sitën e komisionit të ngritur në Tiranë dhe pastaj votimi nga antarësia e PD në bazë të parimit një anëtar një votë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë z. Rustemi në një postim në faqen e tij në FB. Ja postimi i plotë:
“??????? ??? ?? ? ????? ?? ???? ?? ????
Miq të nderuar!
Sot, dua të ndaj me ju një lajm të cilin e bëj publik për herë të parë. Pas një konsultimi të gjatë me miq të mi, kam vendosur të pranoj dëshirën dhe vullnetin e disa prej miqve të mi, që në kuadër të aksionit opozitar në Kavajë të rikthehem në PD, pas një shkëputje 9-të vjeçare, jo thjesh e vetëm si anëtar i saj por me një ambicje, iu bashkova garës së brendshme brenda strukturave të partisë si fazë e parë me qëllim të daljes kandidat zyrtar i PD Kavajë përballë kryetarit aktual të bashkisë si fazë e finale.
Normalisht, për mua nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë me këtë garë për vetë faktin e shkëputjes nga seksionet dhe antarësia e PD. Mirëpo, falë ftesës së kryetarit të PD Kavajë z. Isa Sakja për rikthim në rradhët e selisë blu, dhe dashamirësisë së sekretarit të degës z. Genci Gjylsheni. Poashtu qartësimit dhe lehtësimit të riangazhimit tim nga sekretari i përgjithshëm i partisë z. Gazmend Bardhi dhe inkurajimit nga z. Shkëlqim Hoxha. Pas propozimit nga anëtarët në mbledhjet e zhvilluara por edhe nga formulari shtesë i firmosur nga 30 anëtarë të PD Kavajë, vendosa që të riangazhohem në PD por edhe të garoj në garën e brendshme të PD për të qenë një kandidat potencial për t’ia rikthyer drejtimin e Bashkisë Kavajë demokratëve të Kavajës.
Në fund, dua të falenderoj të 30 anëtarët e partisë që kanë firmosur propozimin tim, si kandidat i mundshëm, për të drejtuar Bashkinë Kavajë, Kryetarin e PD Kavajë z. Isa Sakja, për ftesën e kahershme dhe motivimin për t’u riaktivizuar në PD, z. Genci Gjylsheni për gadishmërinë dhe durimin e tij me antarët në plotësimin dhe pranimin e formularëve të nevojshëm, z. Fisnik Qosja (një prej kandidatëve kryesor për inkurajimin edhe pse vetë është në garë), z. Dorjan Gjuzi, z. Albi Lushkja, z. Vis Xhihani, z. Fisnik Krasniqi, z. Përpraim Çaça, z. Hajrullah Tafa e shumë të tjerë që më kanë ftuar, motivur, këshilluar dhe inkurajuar për këtë inisiativë me dëshirën e mirë që të jem pjesë e PD por edhe plani im tashmë që në Bashkinë Kavajë të sjell një frymë të re drejtimi, zhvillmi dhe prosporiteti.
Nga sot, fillon grara e brendshme midis kandidatëve potencialë. Në ditët në vijim do të filloj të promovoj platformën time brenda strukturave të partisë dhe anëtarëve të saj për të vijuar më pas me platformën e drejtimit të Bashkisë nëse do të na besohet kjo përgjegjësi nga antarësia sipas vendimit të kryesisë së partisë.
Zoti më nxjerrtë faqebardhë nga ky angazhim. Fitoftë më i miri midis nesh. Zoti ju bekoftë.” Njofton z. Rustemi në FB.
Tashmë, nga sot, gara është më e ndezur në Kavajë pasi kandidatët edhe grupimet lobuese në PD nuk e kanë të qartë se nga e ka mbështetjen, që kaq pa pritur e pa kujtuar, z. Rustemi u rikthye në PD. Por jo vetëm kaq, vjen ambicioz për të drejtuar Bashkinë e Kavajës me siglën e PD. Ajo që dihet saktësisht është fakti se hoxha, humanisti, gazetari dhe politikani Sulejman Rustemi dëshiron të bëhet Kryetar i Bashkisë Kavajë. Insitucion që siç thotë ai do ta bëjë model në Shqipëri.
Gjithësesi, ajo që dihet nga sot; Në Kavajë janë 3 kandidatë që publikisht po kërkojnë votëbesimin e antarësisë blu për t’i udhëhequr drejtë rimarrjes së bashkisë që drejtohet nga Socialistët. Fisnik Qosja, Rudin Hyliviu dhe Sulejman Rustemi.
Kush do të jetë? le të presim…
??????: Stafi i portalit “Koha e Kavajës”, duke e pasur edhe bashkëpuntor në aktivitetin tonë i uron fitore z. Sulejman Rustemi në garën e brendshme dhe atë të bashkisë.
“Koha e Kavajës”