Më shumë se 700 persona nga industria e filmit në Britani, përfshirë artistë, menaxherë, producentë dhe kompani të ndryshme, kanë shkruar një letër të hapur duke i bërë thirrje të gjithëve që të “qëndrojnë se bashku” dhe të “ndalin racizmin tani”.
Rita Ora, Little Mix, Nile Rodgers dhe Lewis Capaldi janë në mesin e yjeve të cilët bëjnë thirrje që t’i jepet fund racizmit, shkruan BBC.
“Jemi më e keqja e vetvetes kur e sulmojmë njëri tjetrin”, u tha në letër.
Me qindra përfaqësues nga industria e muzikës e nënshkruan letrën, me të cilën thonë se dëshirojnë të tregojnë se “dashuria, bashkimi dhe miqësia, e jo ndarja dhe urrejtja, duhen të jenë kauzat tona të përbashkëta gjithmonë”.
Yjet që kanë nënshkruar këtë letër përfshijnë The 1975, MNEK, Clean Bandit, Yungblud, Labrinth, Biffy Clyro, Mabel, Years & Years, Jess Glynne, Jonas Blue, Niall Horan, James Blunt, Naughty Boy, Grace Carter, dhe Joy Crookes.
Menaxheri i Ed Sheeran, Stuart Camp si dhe menaxheri i Stevie Wonder Keith Harris kanë nënshkruar këtë letër gjithashtu, së bashku me presidentët e shtëpisë diskografike EMI, të asaj Universal Music UK, Warner Music UK dhe Sony Music UK, transmeton KOHA.
“Pavarësisht a është racizëm sistemor, pabarazi racore, ose racizëm anti-semit që po bëhet më sulme nëpër internet, rezultati është i njëjtë: mos besimi, urrejtja dhe ndarja”, u tha në letër. “Jemi më të këqijtë kur e sulmojmë njëri tjetrin”.
“Minoritetet nga të gjitha besimet dhe prapavijat kanë vuajtur. Nga skllavëria e deri te Holokausti, kemi kujtime të dhimbshme kolektive. Të gjitha format e racizmit kanë rrënjën e njëjtë: injorancën, mungesën e edukimit dhe fajësimin e tjetrit”, vazhdoi deklarata.
“Ne, industria britanike e muzikës, po bashkohemi me krenari për të ngritur zërat tonë, të marrim përgjegjësi dhe të qëndrojmë se bashku në solidaritet. Heshtja nuk është opsion”.
Organizatorët thanë se kushdo që dëshiron ta shtojë emrin në këtë letër, mund të bashkëngjitet gjatë javës se ardhshme.