Nga Albana LIFSCHIN
Donald Karlson punoi 21 vjet për kompaninë e rafinimit të Çarls Kok. (Koch Refining Company). Rafineria ishte me e madhja në veri te Luizianës, me një kapacitet të tillë që kalonte në proces 330 000 mijë fuci nafte bruto në ditë. Donald Karlson bënte punët më të rënda të cilave të tjerët u shmangeshin. Për këtë arsyre kishte marrë noftkën ‘Demi’. Donald Karlson u mor në punë në vitin 1974 dhe nga ajo ditë punonte në rafineri 12-16 orë në ditë. Ai pastronte struktura të mëdha gazolinmbajtëse. Si mijra të tjerë që punonin për të njejtën kompani, Karlson ishte i ekspozuar ndaj substancave toksike. “Ai praktikishte notonte në to”-.tregon e shoqja, Dorina, “por punonte duke mos e njohur rrezikun”.
“Unë atëhere isha djalë i ri. Ata nuk më thanë asgjë dhe unë nuk dija asgjë. Askush nuk më paralajmëroi për benzinën dhe rreziqet e saj. Ndërkohë katër agjensi federale mbi Shëndetin e kishin deklaruar atë si kancerogjen njerëzor.
I pyetur, nën betim, nëse kish qënë ndonjëherë i paralajmëruar nga kompania lidhur me rrezikun që benzina paraqeste për hemoglobinën, Karlson u përgjigj: “Unë s’e kam ditur as se çfarë është hemoglobina”.
Në vitin 1995, Donald Karlson u sëmur rëndë sa ishte e pamundur të vazhdonte më tej punën në rafineri. Kur mori dosjen me historinë e tij mjeksore ai dhe e shoqja u tronditën. Që në fund të viteve ’70 OSHA (Occupational Safety and Health Administration ) që vëshgonte sigurinë shëndetsore në vëndin e punës, kishte vendosur rregulla të cilat kërkonin që kompanitë, punëtorët e të cilave ishin të ekspozuar ndaj benzinës, duhet t’u bënin atyre testime vjetore të gjakut e të njoftoheshin punëtorët kur rezultatet nuk u dilnin mirë. Karlson nuk u njoftua asnjëherë për çrregullime në qelizat e gjakut, as në vitin 1990, as në 1992, as në 1993, dhe as në vitin 1994.
Ndërkohë Çarls Kok i quante rregullat e vendosura nga qeveria për kontrollin mjeksor të punëtorëve, si “socialiste” dhe jashtë kohës. Sipas pikpamjes së tij rregullat e vendosura nga shteti ishin një cënim i paligjshëm që qeveria u bënte bisneseve dhe pengesë e inisiativës dhe fitimit. Por nëse kjo ishte e pëlqyeshme për pronarët e kompanisë, realiteti i jetës së dhjetra mijra punëtorëve që punonin për ta, ishte krejt ndryshe. Karlson vazhdoi punën duke u dobësuar për ditë e më shumë. Ai kishte nevojë për transfuzion gjaku.
Përfundimisht, në verën e vitit 1995 nuk qe në gjendje të punonte më. Pasi la punën, kompania i dha 6 muaj pagë. (Kjo pagesë ishte në fakt akumulimi i ligjshëm i ditëve për sëmundje). Karlson u tha se gjendja e tij shëndetsore ishte si pasojë e punës, dhe për këtë shkak kompania i detyronte atij kompesimin (worker’s compesation)por Kok refuzoi kategorikisht kërkesën e Karlsonit për kompesim për arsyen se dëmtimi i tij kishte lidhje me punën. “Kompesimi do t’i kishte shërbyer Donaldit për shpenzimet e mjekimit, thote shoqja,-.Doktori nuk mund ta besonte që ai as nuk ishte vënë në planin e kompesimit. “Ne kemi qënë shumë naivë. Nuk nuk mund ta besonim që njerëzit të lenë të vdesësh. Ne menduam se ata do na ndihmonim.”
Në shkurt të vitit 1997, 23 vjet nga dita që Donald Karlson kishte filluar punën tek ”Koch industries”, vdiq nga lukemia. Ishte 53 vjeç. “Më e hidhura, tregon e shoqja,-ishte se ai vdiq me brengën që na kish lënë të varfër. Burri im ishte nga ata njerëz që besonte vërtetësisht se nëse ti punon shumë, do të shpërblehesh për punën”.
Zonja Karlson, pas vjekjes së të shoqit filloi betejën me “Koch industries”, që ata të njihnin përgjegjsinë për vdekjen e të shoqit dhe t’i kërkonin falje. “Kërkoj që dikush të japë llogari, këtë po kërkoj-.i tha ajo gazetarit të ‘Star tribune’ në Mineapolis. Për tre vjet rrjesht ajo mbajti hapur betejen e saj ligjore me kompaninë. Kompania “Koch industries” i ofroi asaj një shumë të hollash, por refuzoi të pranonte shkakun e vdekjes së të shoqit si pasojë e punës që ai bënte. Kompania rezistoi deri në momentin që gruaja i hodhi në gjyq. Atëhere ata e detyruan gruan të mbyllte gojën duke e mbajtur çështjen “private” dhe për këtë ajo duhet t’u lëshonte një deklaratë konfidencialiteti me shkrim.”
“Ata kurrë nuk e pranuan fajin, e evituan gjykimin e çeshtjes në gjykatë. Nuk egziston asgjë e shkruar, asnjë rekord gjyqsor. Ata më hodhën ca thërime dhe më thanë “mbyll gojën”.
Më shumë se 12 vjet më pas, kur marreveshjes me kompaninë i doli afati, ajo mundi të flasë hapur. “Për ta dollari është gjithçka dhe asnjëherë nuk ngopen… Dëgjoj që mbështesin politikisht mjaft njerëz, ve bast që këtë e bëjnë që të heqin qafe rregullat që ka vendosur qeveria për sigurinë e punëtorëve ”
Çarls Kok ndërkohë shkroi një artikull pasionant në të cilin thosh: “Ne nuk duhet të dorëzohemi para rregullores. Në të kundërtën duhet të resistojmë.Mos koperoni në mënyrë vullnetare, resistoni kudo e kurdoherë sa të mundni”.
NY, 2016 . Botuar tek ‘Tirana Observer’.