Fermerët e gështenjës në rrethin e Tropojës , natyra i ka favorizuar duke ju dhënë një burim natyror të ripërtëritshëm që u siguruon t’ardhura të përvitshme për mbijetesen e tyre! për të rritur mirëqënjen dhe nivelin e jetesës, për të ndërtuar, meremetuar mobiluar dhe akomoduar banesat e tyre me lëndën e sajë , për ti paisur me orendi , paisje elektroshtëpiake dhe për ti shkolluar fëmijët e tyre me t’ardhurat që siguron!
Sot ky burim i t’ardhurave gjëndet në “Emergjencë Natyrore Ekologjike”! Gështenja është në “Listen e kuqe” të specieve të kërcënuara , e vlerësuar nga Instituti Ndërkombëtar i Mbrojtjes së Natyrës. Pemët tradicionale të prodhimit të frutave të gështenjës gjënden në gërhamat e fundit të jetes së tyre biologjike! Humbja e këtyre pemve të moçme që ruajn materialin biologjik riprodhues të kultivarit tradicional, shënon shuarjen e këtij kultivari autokton me origjinë të lashtë në Tropojë, që nga antikiteti ka formuar ekosistemin me homogjenitetin gjenetik më të lartë në Europë! Kur këto pemë të moçme do t’pushojnë së ekzistuari, ne do t’humbim materialin biologjik riprodhues të këtij kultivari.
Shkaqet që çojnë në humbjen e “Rezervës Gjenetike”
1- Degradimi biologjik natyror i pemve në moshen e pjekjes së plotë dhe të tejpjekjes për shkak të moshës! 2–Vdekja biologjike e pemve të moshuara si pasojë e sëmundjeve, dëmtuesve, bimëve parazitare dhe gjysëmparazitare!
3-Ndryshueshmëria e lartë gjenetike mes kultivarët e species!
Kultivarët tradicional që gjënden në pemët e vjetra, në disa zona të gështenjës , janë të kërcënuar nga ndryshueshmëria e lartë gjenetike që shkaktohet nga krijimi i kultivarëve të rinj të hibridizuar natyralisht . Prania e disa subspecieve në të njëjtin ambient ekologjik , në periudhën e proçeseve fiziologjike të lulëzimit, nga polenizimi i luleve të pemëve me përkatësi të ndryshme gjenetike, produkti frutor rezulton një frut, produkt i dy prindërve me përkatësi të ndryshëme mes trungishtes dhe cungishtes. Mbirja e kësaj fare, prodhon një kultivar të hibridizuar natyralisht e kur analizohet shkencërisht ky fenotip, paraqet ndryshueshmëri në përcaktimin e ADN së dhe kodit gjenetik, pasi kodi gjenetik i tij është larg me dy prindërit e tijë, gjë që përben një kërcënim serioz në përbërjen gjenetike të disa popullsive tradicionale.
4 – Konvertimi në cungishte i kashnjeteve me prejardhje farore për shkak: 4 /a – Prerjeve për prodhim të lëndës drusore , prerjeve abuzive për trafik të lëndës drusore , prerjet rralluese , eleminimi i pemve të thara dhe zjarret !
Kashnjetet e gështenjës, me prejardhje farore, të njohura sipas klasifikimit silvikulturor “Trungishte”, (Pyllë i Lartë), me “Status Prodhues”, destinacioni “Prodhim Frutash” po konvertohen në pemë me prejardhje llastarore, që sipas klasifikimit silvikulturor emertohen “Cungishte”,! Cungishtja formon pyje të ultë. Pemët me prejardhje nga llastaret e cungjeve, po t’mos ju bëhet përmirësimi gjenetik nëpërmes shartimit e humbin statusin e prodhimit të frutave dhe menaxhohen për prodhim të lëndes drusore, nuk konsiderohen kashnjet (Pemishte Natyrore e Kultivuar) edhe pse prodhojnë një sasi të reduktuar frutah jo cilësor dhe me dimensione të vogla !
4/b Ndikimi i zjarreve në humbjen e “Rezervës Gjenetike”!
Zjarret e fuqishme djegin pemët e gështenjës duke ju shkaktuar vdekjen biologjike, (tharjen e plotë ). Pjesa nëntokësore e pemës aktivizohet për rikuperimin e humbjeve të shkaktuara nga zjarri dhe nga sistemi rrënjësor , pjesa më inteligjente e pemës dhe impianti më i fuqishëm i sajë , “Pema e Bekuar” e paisur nga krijuesi me aftësitë më të larta ekologjike , aktivizon lindjen e llastarëve të rinjë për të rikuperuar humbjen , për të rinovuar pjesen mbitokësore të pemës së humbur nga zjarri ! Edhe pemët e ardhura në këtë formë , si rezultat i fuqisë së lartë ekologjike të gështenjës , kan sjellur konvertimin ne cungishte të kashnjeteve pasi këto pemë janë produkt i llastarëve , i ripërtëritjes aseksuale . Duhet të pranojmë se vet evolucioni natyror çon në një rritje të diversitetit gjenetik të gështenjës me tendencë për tu përshtatur në mënyrë virtuale me kushtet e reja eko-mjedisore të krijuara. Fermerë të ndryshëm me inisiativa individuale janë përpjekur që ti kryejnë disa shërbime kulturore pemve të kashnjetit , ashtu siç e kan menduar vet, pa përvojen e duhura dhe njohuritë e domosdoshme që kërkon gjëndja e karantinës në të cilën ndodhet gështenja, pa asnjë asistencë teknike, këshillim apo drejtim teknik. Ky degradim i ekosistemit që shkakton humbjen e “Rezervës Gjenetike” po ndodhë në kohen kur gështenja ka treguar një rezistencë të lakmueshme natyrore ndaj patogjenit virulent të Cryphonetria Parasitica, kur është konfirmuar shkencërisht një zbutje e intensitetit të patogjenit virulent dhe është instaluar në rrugë natyrore patogjeni hypovirulent,
-Kontrolli biologjik i sëmundjes i instaluar në ekosistemin agro-pyjor të Gështenjës kërkon mbështetje me sherbime kulturore të diferencuara dhe sanitare që pema e geshtenjës të rikthehet në parametrat tradicional të ekosistemit! Në këtë periudhë ekosistemi ka patur nevojë ti ofrojmë mbështetje me një përmirësim rrënjësor, me sherbime të diferencuara kulturore dhe sanitare të shoqëruara me mjekimet e nevojshme me medikamentet e përkatëse dhe spërkatje të her’pas’herëshme me solucione kërpurdhavrasëse, të braktiset- kjo është një pergjegjsi penale për administraten profesionale që është kompetente për ti vlerësuar pasojat dhe për administraten shtetrore pasi të informohet per pasojat që sjell ky konvertim.
Degradimi vegjetativo-patologjik dhe bio-gjenetik i ekosistemit dhe regresi i përshpejtuar i ekosistemit natyror të gështenjës së Tropojës, dikton që organet e qeverisjes të ndërhyjnë në ruajtjen e trashgimisë gjenetike të kultivarit tradicional të këtij ekosistemi.
Bazuar në Konventën Ndërkombëtare mbi “resurset gjenetike”(ITPGRFA 2001), materialin gjenetik që mbart vlera dhe potenciale” të specieve të rralla dhe atyre agro-pyjore që prodhojnë fruta pyjor shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur “Resurset Gjenetike. Material gjenetik riprodhues me origjine natyrore që përmban njësi funksionale të trashëgimisë gjenetike duhet të sigurojë kalimin e trajtave apo tipareve të organizmit, gjenet- ADN- nga prindërit tek pasardhësit. Resurset gjenetike që përmbajnë njësi të trashëgimisë siç janë, farërat, pjalmi, apo organizmat individuale, të “gjermoplazëmës” kan vlerë të lartë ekonomike, shkencore dhe akademike. Mund të ndodhë që një resurs i caktuar gjenetik të mos ketë vlerë të madhe për momentin, por mund të bëhet shumë i rëndësishëm në të ardhmen. Përcaktimi i mësipërm i resurseve gjenetike nuk specifikon natyrën e vlerave aktuale dhe potencialet që këto resurse duhet të kenë. Presioni ndaj resurseve natyrore, përfshirë dhe resurset gjenetike të pemëve , po rritet gjithnjë në të gjithë nivelet, si në atë global, rajonal dhe lokal. Ndryshimet e vazhdueshme klimatike përbëjnë një kërcënim serioz dhe një sfidë të re e të vështirë për agrosistemet. Në këto rrethana, resurset gjenetike të pemve dhe bimëve të kërcënuara nga këto ndryshime klimatike, përbëjnë prioritet përmirësimin gjenetik të bimëve në mënyre që t’upërgjigjen dhe përshtaten këtyre ndryshimeve. Prandaj, ka shumë rëndësi që resurset gjenetike të pemve për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. dhe për sigurinë ushqimore.
Në këto rrethana ndërgjegja komunitare e fermerëve duhet të kërkojnë tek strukturat shtetrore që të marrin përgjegjësitë ligjore , teknike dhe juridike të ruajtjes dhe rikthimit të trashgimisë gjenetike të kultivarit tradicional! Shteti ka detyrë të sigurojë mbështetjen me infrastrukturen e nevojshme logjistike, me specialistë të aftë dhe me përvojë për të administruar ekosistemin, për ta drejtuar dhe trajtuar me sherbime teknike për të siguruar trashgimine gjenetike të kultivarëve autokton , si dhe rikthimin e tyre aty ku janë humbur, si dhe komuniteti i fermerëve ka detyrë të angazhohet dhe të mobilizohet që kashnjeteve të tyre të gështenjës t’jau kryej sherbimet kulturore dhe sanitare të nevojshme duke zbatuar kërkesat teknike të luftimit të sëmundjeve, të kurimit dhe mjekimit me medikamentet e rrekomanduara si dhe spërkatjen e sipërfaqes pyjore me solucionin kërpurdhavrasës për frenimin e përhapjes së patogjenit.
Mbështetur në karten e lirive edhe të drejtave themelore të njeriut i ratifikuar edhe nga qeveria Shqiptare kur Shteti shfrytzon pronen e qytetarit dhe gjatë përdorimit e dëmton atë, shteti detyrohet të ja rebilitojë dhe rikthejë pronen në gjëndjen e mëparshme kur është shtetëzuar.
Si të gjitha pronat tjera që u shtetzuan nga regjimi monist, edhe gështenja e shtetzuar u shfrytzua dhe u shtrydh nga ai sistem, u grumbulluan dhe u tregtuan frutat e gështenjës që çan me sukses në tregun ndërkombëtar, u shfrytzua lënda drusore e gështenjës që u përdor për prodhimin e shtyllave për telefonizimin dhe elektrifikimin e vendit, për ndertimin e infrastruktures rurale, si kopshte, çerdhe, stalla, kosha dhe objekte social ekonomike, u shfrytëzua lënda drusore për mobilimin e institucioneve qëndrore dhe pallatit të kongreseve, u grumbullua dhe u muar humusi i ekosisetmit për pasurimin e tokave bujqësore. Ky fakt verteton se ekosistemi agro-pyjor i gështenjës është shfrytzuar edhe jashtë kapaciteteve dhe mundësive reale të shfrytzimit. Edhe kashnjetet e gështenjave u moren nga pronarët e gështenjës sipas kufijve të vjetër.
Neni 44 i Kushtetutës- Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore. Bazuar sa sipër, Shteti ka detyre të reabilitoje ekosistemin agro-pyjor të gështenjës, që e ka shftytëzuar në favor të shtetit deri në vitin 1990 dhe t’ja dorzojë fermerëve. Kërkesës së vazhduar të feremrëve për formalizimin e kësaj pasurie dhe zgjidhjen e statusit të prones, Pronën private që fermerët e kan trashguar nga baballaret e tyre, Shteti ynë po e len pa status prone, në informalitet, pa e rregjistruar në rregjistrin e pronave në asnjë nga format e pronësise, pa asnjë sherbim teknik dhe nbrojtje.