Këngëtarja Leonora Jakupi do të përfaqësojë Kosovën në Eurovizionin turk – ose Turkvision Song Contest 2018.
Datat dhe vendi i saktë ku do të mbahet gara nuk dihen ende, por ky do të jetë edicioni i katërt i garës muzikore që është inspiruar nga Eurovizioni.
Leonora është këngëtare e njohur e estradës muzikore shqipe. Deri më tani 43 regjione ku flitet gjuha turke kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Në tri edicionet e kaluara në festival kanë fituar përfaqësuesit nga Azerbajxhani, Kirgistani dhe Kazakistani, shkruan Kultplus.