Nju Jork/Prishtinë, 20 korrik, 2020 –Fondacioni Biberaj Inc. shpall ndarjen e bursave të reja akademike, në vlerë prej 1.160.000 dollarësh, për 40 studentë për studimet “Bachelor” në Institutin Teknologjik të Roçesterit në Kosovë/Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë (“RIT Kosovë (A.U.K)”).

Bursa Familja Biberaj, që do të jepet përmes konkurrimit dhe që zgjat për katër vjet, u ofrohet 40 nxënësve me rezultate të larta akademike, që kanë nevojë për ndihmë financiare. Tridhjetë e gjashtë (36) bursa do t’u jepen studentëve shqiptarë nga Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova, Shkupi dhe pjesët rurale të Kosovës, dhe katër (4), studentëve që u përkasin grupeve të pakicave në Kosovë. Bursa Familja Biberaj synon që të paktën 50 për qind, por deri në 75 për qind, të bursave të jenë për studente gra. Përparësi do t’u jepet atyre që zgjedhin të studiojnë për shkencë, inxhinieri, teknologji, matematikë dhe gazetari.

Ken Biberaj, zëdhënës i Fondacionit Biberaj, theksoi se:“Fondacioni Biberaj e ka për nderë të mbështesë këtë program të mrekullueshëm dhe krijues. Ashtu si familje të shumta që kanë emigruar në Amerikë, ne u jemi thellësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara për mundësitë dhe sukseset që kemi patur. Kjo bursë e re u ofron një përvojë me të vërtetë globale këtyre të rinjve, me një theks të veçantë për gratë dhe degët e shkencave, inxhinierisë, teknologjisë, matematikës dhe gazetarisë.”

Administrimi i bursave dhe përzgjedhja e studentëve do të jetë përgjegjësi e RIT Kosovë (A.U.K.). Kolegji do të sigurojë akomodimin dhe ushqimin për bursistët.

Pas shpalljes së Bursës Familja Biberaj, Dr. Kamal Shahrabi, President i RIT Kosovë (A.U.K), falënderoi Fondacionin Biberaj duke theksuar: “Jam i lumtur dhe mirënjohës që Fondacioni Biberaj zgjodhi RIT Kosova (A.U.K) si institucionin e preferuar për arsimimin e përfituesve të Bursës Familja Biberaj. Bujaria e Fondacionit Biberaj do t’u krijojë mundësi 40 të rinjve nga Kosova dhe rajoni të ndjekin studime të standardeve të universiteteve amerikane pranë shtëpisë së tyre dhe me mundësi për të përjetuar përvojën amerikane. Bujaria e Fondacionit Biberaj është një tregues i qartë se Familja Biberaj pret nga të diplomuarit tanë të krijojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe rajonin. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin që RIT Kosova (A.U.K) do ta kthejë pasionin e përfituesve të Bursës Familja Biberaj në një karrierë për ta”.   

Në bazë të kërkesave të Bursës Familja Biberaj, çdo student duhet të punojë në një nga muajt e verës, gjatë çdo viti akademik, në shërbim të komunitetit në rajonin e lindjes dhe çdo student duhet të përfundojë programin “Capstone” deri në fund të studimeve katër vjeçare. Po ashtu, çdo student duhet të ndjekë për një semestër, studimet në Shtetet e Bashkuara, në bazë të Programit Global të Studimeve të Institutit të Teknologjisë në Roçester, në kampusin e Nju Jorkut. Për të ruajtur të drejtën e bursës, çdo student duhet të mbajë një mesatare të lartë.

Bursa, e bazuar në mesataren e lartë dhe nevojën financiare, është e vlefshme për këdo që plotëson kushtet e mëposhtme:

  • Është me prejardhje shqiptare nga një prej këtyre rajoneve: zonat rurale të Kosovës, Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova dhe Shkupi, ose i përket një prej grupeve të pakicave nga Kosova.
  • Plotëson formularin e posaçëm të RIT (A.U.K) për këtë program.
  • Është në gjendje të deshmojë rezultate të shkëlqyera në mësime dhe arritje të tjera.
  • Ka marrë pjesë në aktivitete jashtë-shkollore.
  • Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme në kohën e dhënies së bursës.
  • Të jetë në gjendje të deshmojë se ka nevojë financiare.
  • Të ketë njohuri të kënaqshme të gjuhës së shkruar dhe folur angleze. Formulari, procesi i përzgjedhjes dhe intervista, të gjitha zhvillohen në anglisht.
  • Të jetë i aftë të tregojë njohuri të forta në matematikë.

Një njoftim me hollësi të tjera dhe formulari për të aplikuar online për vitin akademik 2021-2022 do të vendoset në këtë adresë https://kosovo.rit.edu/

Rreth Fondacionit Biberaj Inc.

Fondacioni Biberaj Inc, i themeluar si organizatë jofitimprurëse në vitin 2017 në Sh.B.A, ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare, që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe bachelor dhe master, që çojnë në një diplomë në kolegjet dhe universitetet e Shteteve të Bashkuara.

Rreth RIT Kosovë (A.U.K)

Themeluar në vitin 2002, RIT Kosova (A.U.K) ofron një arsim të jashtëzakonshëm amerikan për studentë nga Kosova dhe bota përmes programeve inovative kurrikulare dhe kërkimore në një kulturë të përqendruar tek studentët. RITK gjithashtu mbështetet nga organizata bamirëse në Sh.B.A, “Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë, Inc,.”

Kontakt: Visar Jasiqi, Zyrtar i Lartë për Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K)

+383 49 238 248 | vjasiqi@auk.org| vxjcad@rit.edu


 

THE BIBERAJ FOUNDATION INC. ANNOUNCES A $1.1 MILLION SCHOLARSHIP FOR 40 STUDENTS TO THE ROCHESTER INSTITUTE OF TECHNOLOGY-RIT KOSOVO/AMERICAN UNIVERSITY IN KOSOVO FOUNDATION.

New York/Prishtina, July 20, 2020 – The Biberaj Foundation Inc. announces a new academic scholarship, in the amount of $1,160,000, for 40 students to study to obtain a Bachelor’s degree at Rochester Institute of Technology in Kosovo/American University in Kosovo Foundation (“RIT Kosovo (A.U.K)”).

The competitive Biberaj Family Scholarship providesfor a total of 40 scholarship awards, granted over four years, to students with strong academic records and demonstrating financial need. Thirty-six of the scholarship awards will be granted to students of Albanian descent from Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova, Shkup, and rural parts of Kosova, and four to students from minority groups in Kosova. It is the goal of the Biberaj Family Scholarship to grant a minimum of fifty percent and up to seventy-five percent of the scholarships to women.  Preference in receiving a scholarship will be given to students interested in Science, Engineering, Technology, Math and Journalism concentrations.

Mr. Ken Biberaj, a spokesman for the Biberaj Foundation stated that, “The Biberaj Foundation is proud to support this innovative and exciting program. Like countless other families that emigrated to the United States, our family is very appreciative of the opportunities that America has given us and the success we have achieved.  This scholarship aims to provide a truly global experience for these young people, with a strong emphasis on women and those prioritizing course work in science, engineering, technology, math and journalism.”

RIT Kosovo (A.U.K.) will administer the scholarship and be responsible for recruiting the students. The College will provide Room and Board.

The RIT Kosovo (A.U.K) President, Dr. Kamal Shahrabi, upon establishment of the Biberaj Family Scholarship thanked theBiberaj Foundation by stating: “I am very happy and appreciative that the Biberaj Foundation has selected RIT Kosovo (A.U.K) to be the institution of their choice to provide the education to the recipients of the Biberaj Family Scholarship. The generosity of the Biberaj Foundation will enable 40 youngsters of Kosovo and the region to receive an exceptional American education near home with the opportunity to get U.S. experience as well. The Biberaj Foundation generosity is a clear indication that the Biberaj family counts on our graduates for a better future in Kosovo and the region. Thank you for placing your trust and support in RIT Kosovo (A.U.K.) to turn the passion of the recipients of the Biberaj Family Scholarship into a career.”

As requirements of the Biberaj Family Scholarship, each student will spend one month each summer between each academic year, working to support community service in their home region, and each student will be required to complete a Capstone project by the end of their fourth year. Additionally, each student will spend one academic semester studying in the U.S. under RIT Kosovo (A.U.K.) Global Scholar Program at the Rochester Institute of Technology’s New York campus. To maintain his or her scholarship, each student will need to maintain a superior grade point average.

This merit-based financial need scholarship is open to anyone who meets the following requirements:

  • Is of Albanian descent from one of the following regions: rural parts of Kosova, Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova, and Shkup, or is from one of the minority groups of Kosova.
  • Completes RIT (A.U.K)’s application specifically for this program.
  • Able to demonstrate an outstanding academic record and achievements.
  • Has been active in extra-curricular activities.
  • Must have completed a High School Degree by the time of scholarship award.
  • Able to demonstrate financial need.
  • Proficient in spoken and written English at the time of application. The application, selection process, and interview are all conducted in English.
  • Able to demonstrate strong mathematical skills.

An announcement with more information and access to the online applications for the 2021-2022 academic year, will become available at https://kosovo.rit.edu/

About the Biberaj Foundation Inc.

The Biberaj Foundation Inc, founded as a not-for-profit in 2017, provides educational opportunities for qualified students of Albanian descent, living in the Balkans, to receive scholarship assistance for study in undergraduate and graduate programs leading to a degree at United States colleges and universities.

About RIT Kosovo (A.U.K)

Founded in 2002, RIT Kosovo (A.U.K) delivers an outstanding American education for students from Kosovo and the world through innovative curricular, experiential, and research programs in a student-centered culture.  RITK is also supported by the U.S. public charity organization, “The American University in Kosovo Foundation Inc,.”

Contact: Visar Jasiqi, Chief Development Officer at RIT Kosovo (A.U.K)

+383 49 238 248 | vjasiqi@auk.org| vxjcad@rit.edu