Nga Ibrahim HAJDARMATAJ – Kryetar i OJF “Mësuesi”
Shkrimtari Ramiz Lushaj, autor i 20-të librave, doli këto ditë me librin e tij të ri :”Për ty, Plavë – Guci”. Ky libër ka redaktore Ardita Lushaj, e cila ka punuar me mjaft përkushtim.
Libri ka 118 faqe ku i tëri është me poezi, i ilustruar me fotografi për të cilët poezon si dhe me skica dhe harta.
Plava dhe Gucia janë një krahinë etno-historike e turistike nga më të veçantat e më të bukurat në Alpet Shqiptare dhe në hapsirat shqiptare e ballkanike, të cilat shtrihen në teritorin e shtetit të Malit të Zi, me një sipërfaqe 486 km katrorë dhe me një popullsi mbi 15000 banorë. Aktualisht popullsia më e madhe Shqiptare e saj, jeton në Amerikë dhe në Europë.
Vitet e fundit është ndarë në 2 komuna: Plava dhe Gucia, e cila ka dhënë figura të shquara e kontribute të mëdha historike kombëtare në luftërat para dhe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe personalitete të larta akademike, letrare, kulturore, politike e të biznesit.
Ky vëllim poetik hapet me poezinë “Plavë – Guci “:
……………………………………
Plavë – Guci:
E nderuara e Kombit.
E bukura e Zotit.
Bukuri e Qiellit dhe e Tokës.
Mrekullia e Tetë e Botës.
Në poezinë:” Një foto e luftëtarëve të Plavë – Gucisë në Kosovë “, është shkruar me mjaft frymëzim duke përdorur figura letrare të arritura. Kjo poezi i dedikohet Sadri Xhemë Mehaj i Hotit i cili ka qenë veprimtar Shqiptar i njohur në vendlindjen e tij, në Hot, Plavë – Guci dhe në Amerikë .
Elegji : ” Iku Salihi, nga Lisnaja fisnike Dedushaj, i dedikohet trimërisë të Sali Dedushaj.
Në poezinë : “Çikë e Lirisë “, shkruan:
……………………………………..
Ty koha të dha emnin e vlerave e të mirësisë :
Ajshe Gjonbalaj
Çikë e Lirisë!
Poezia : ” Vuthaj me bukuri e histori “, shkruan:
Në këtë vend të bekuar njerëzit flasin me Perënditë.
Shqip -shkruajnë në kaltërsië e rezatimet e Qiellit
Kjo tokë vuthjane pret një të ardhme plot me dritë,
Sikurse jeta mbi glob kërkon frymëmarjen prej Djellit.
Në poezinë :” Një kafe me Tahir Gjonbalën ” autori portretizon këtë figurë shumë domethënëse të kësaj treve:
…………………………………
Shpesh shkoj e vij me mall e krenari në Vuthaj , Plavë, Guci.
Tahir Gjonbalën gjithmonë e gjejmë lis në trollin e vet .
Ai ka krahë të ikin mërgimtar në Amerikë apo Norvegji,
Po cdo një gusht me festën “Alpet Shqiptare” na pret ….
Vëllimi poetik mbyllet me poezinë: “Në një ditë, syni me lot dhimbjeje e gëzimi”, kushtuar patriotit Bajram Prelvukaj të Martinajve.
………………………………
Atë ditë në Plavë-Guci,
Dy herë jehuan pushkë
E kanë zakonet Malet shqiptare
Tokë e breza e kanë një fjalë të urtë:
Burrat priten e përcillen me pushkë!
Vëllimi poetik i shkrimtarit Ramiz Lushaj pasqyron një realitet objektiv. Secila poezi është e arritur, duke përdorur me mjeshtëri figura të pasura letrare.