Kah’ është forca është arsyeja.
Referendumi shqiptar vendosi kryeministrin e parë shqiptar.
Vota e sovranit shqiptar thirrje për bashkim.
Fjala e sovranit nuk diskutohet.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti Skënderbeut” uron protagonistin e dy lufërave kombëtare çlirimtare, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z Ali Ahmeti për fitoren e thellë e meritore, të shtatën në radhë, për ngadhënjimin e doktrinës së tij si strateg’ i luftës e arkitekt i paqes, për të cilën kontriboj për më shumë se katër dekada, përmes një kalvari të gjatë dhe përmes shumë kasandrash, kurthesh e intrigash sllavo- bizantine, neootomane, por më mprehtësi, intuitë, vizion, strategji, vendosmëri, durim e besim të jashtëzakonshëm tek vehtja dhe Zoti për arritjen e qëllimit, ia doli të triumfojë.
Kjo doktrinë u kurorëzua me kryeministrin e parë shqiptar, një vepër historike kombëtare, shtysë e fuqishme e aspiratës shqiptare, finalizim i ëndrrës shekullore, përmbushje e amanetit të deshmorëve, garant i forcimit të demokracisë, konsolidimit të shtetit të së drejtës, paqes sociale, harmonisë ndërfetare, bashkëjetesës ndëretnike, barazisë së plotë qytetare dhe shanseve të barabarta për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, integrimin e saj në Bashkimin Europian, siç u përmbyll me sukses antarësimi në Nato.
Vota referendare e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për idealin e brezave të tërë, rezultati spektakolarë i plebishitit shqiptarë për pëfaqësimin parlamentarë është kushtrim për udhëheqësit e partive politike shqiptare:
Bëhuni bashkë.
Bëhuni misionarë të Kombit, për kryeministrin e parë shqiptar.
Nënshkruajeni ngadhënjimin.
Bashkimi bën fuqinë e fuqia imponon drejtësinë.
Jeni në të drejtën tuaj morale hyjnore, historike, kushtetuese.
Bashkimi juaj është imperativ historik kombëtar.
Vota e sovranit është thirrje për bashkim.
Sovrani shqiptar ka folur me votën e tij.
Fjala e sovranit nuk diskutohet.
Shqiptarët presin kryeministrin e parë shqiptar.