Përbërësit:
150 gr miell
150 gr niseshte
esencë limoni
1 kupë kos
50 gr sheqer me vanilje
200 gr sheqer pluhur
maja
3 vezë
pak kripë
Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në mikser, dhe përziejini për 5 deri në 7 minuta: duhet të formohet një përbërje e butë dhe gjysëm e lëngët. Lyejini me gjalp disa forma dhe hidhni në to përbërjen dhe lërini në furrë për 30-35 minuta.