Austria ka zgjeruar listën e shteteve të cilave ua ka ndaluar transportin ajror. Sot është marrë vendim që të ndalohen fluturimet në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e Kosova.

Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në Vjenë njoftojnë të gjithë shtetasit të marrin masat e menjëhershme për të shmangur bllokimin e tyre. Vendimi për ndalimin e fluturimeve hyn në fuqi nga 16 korriku.

 “Njoftojmё se, Austria do tё pezullojё fluturimet nga Shqipëria nga data 16 korrik deri nё datёn 31 korrik 2020!
Ministri i Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, ka firmosur rregulla të reja, sipas së cilave lista e ndalimit tё fluturimeve drejt Austrisё zgjerohet me 10 vende tё reja, duke e çuar nё total numrin e ndalimeve nё 18. Nё listёn e ndalimit tё fluturimeve do tё pёrfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia. Bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё me leje qёndrimi nё Austri dhe tё gjithё tё interesuarve tё marrin masa tё menjёhershme pёr tё shmangur bllokimin e tyre!”, njofton ambasada shqiptare.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga Coronavirusi (COVID-19), nga 16 korrik 2020 do të pezulloj të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina. Kjo rregullore vlen deri më 31 korrik 2020”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar se nuk do të ketë fluturime për në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fillim të sezonit dimëror 2020/2021.

Përkundër kësaj, Lufthansa tha se do të ofrojë shërbime alternative për këto vende përmes partnerëve të saj.

Deri sot ndalohej fluturimi nga Bjellorusia, Kina, Britania e Madhe, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina, ndërsa nga e enjtja edhe nga shtetet e Ballkanit Përëndimor.

Kjo do të thotë që nga pasnesër nuk do të lejohen fluturimet në aeroportin “Adem Jashari” dhe të shteteve fqinje në Ballkan.

Sipas dekretit, përjashtime bëjnë vetëm udhëtimet që janë në dobi të Austrisë, aeroplanët që transferojnë të sëmurët dhe personelin shëndetësor.