30 maj 2018: Lajm shumë i mirë, për të gjithë shqiptarët….

Kuvendi i Republikës së Kosovës, MIRATOI rezoluten për heqjen e ROAMINGUT me Shqipërinë,…por, që kjo rezolutë të gjejë zbatim, të njejtën gjë duhet ta bejë edhe Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë – shkruan në fb z. Flamur Gashi – këshiltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar dhe miratuar rezolutën për të hequr roamingun me Shqipërinë.

Rezolutën e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare, duke e vlerësuar si të domosdoshëm heqjen e roamingut mes dy vendeve.

Në fund pas fjalëve të deputetëve, rezoluta u miratua me 69 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Teksti i Rezolutës:
Qeveria e Kosovës në kuadër të integrimit ekonomik me Qeverinë e Shqipërisë të nisë procedurat për heqjen e tarifës së roamingut në telefonin mobile ndërmjet qytetarëve të dyja vendeve.

Të themelohet komisioni i përbashkët Qeveri-Kuvend për fillimin e bisedimeve për eliminimin total të tarifave të roamingut në Kosovë dhe Shqipëri.

Anëtarët e Kuvendit në këtë Komision janë përfaqësues të secilit grup parlamentar në legjislaturën aktuale.

Autoriteti Regullativ i Komunikimeve Telefonike dhe Postare të Kosovës, dhe ai i Shqipërisë të përkujdeset për implementimin e kësaj marrëveshje.

Të thellohet bashkëpunimi në fushën e komunikimeve elektronike me theks të veçantë në shërbimin e trafikut të internetit drejtpërdrejt nyjeve shkëmbyese të internetit të dy vendeve.

Komisioni i përbashkët të raportoj në Kuvend për arritjen e marrëveshjes dhe ecurinë e heqjes së tarifave jo me larg se dy muaj pas miratimit të kësaj rezolute.