Çdo vit, më 16 qershor, Komuna e Deçanit e shënon ditën e çlirimit të saj. Çdoherë kjo ditë shënohet me aktivitete nga më tëndryshmet. Edhe në këtë vit (vitin 2020), qytetarët e shënuan këtë festë, me ngjarje të larmishme. Por, ngjarja më ë madhe ishte prerja e shiritit të segmenti të rrugës që kalon nëpër Grykën e Deçanit, e që qon kah Bjeshkët e Nemuna. Synimi është që kjorrugë të bën lidhjen e Deçanit me Komunën e Plavës. Nëpërurimin e këtij segmenti rrugor, ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti; i shoqëruar nga zv. Kryeministri,Besnik Tahiri dhe ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi; ish Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj; dhe qytetarë të shumtë të ardhur edhe nga vende të ndryshme, jashtë Deçanit.Zotimi i Kryeministrit Avdullah Hoti, se këtë rrugë do e qon deri në fund, mund të jetë mesazhi më i mirëpritur i kësaj ngjarje të rëndësishme për qytetarët e Deçanit, për qytetarët e Kosovës.
Mirëpo, përurimin e këtij segmenti rrugor e kishin kundërshtuar zyrtarët e lartë serb, ndër ta edhe zv. Kryeministrit Republikës së Kosovës, Goran Rakiq, të cilët thonë se po shkelet dhe anashkalohet interesi i Manastirit të Deçanit. Zyrtarët serb kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të ndërhyjnë dhe të “parandalojnë paligjshmërinë” në afërsi të manastirit të Deçanit, si monument nën mbrojtjen e UNESCO-s. Rakiq, Gjuriq dhe tëtjerët si këta, në vend se t’i preokupon “zona e ndaluar” prej 5 kilometrash që kanë mbetur të pa asfaltuara për shkak tëndikimit negativ të Manastirit, ata kërkojnë që të pengohet zhvillimi ekonomik e kësaj treve, pengimin e ndërtimit të rrugës që konsiderohet rrugë e shpresës për jetë më të mirë.
Asfaltimi i 16 kilometrave të kësaj rruge, sikurse që elehtëson frymëmarrjen e qarkullimit drejtë qendrave turistike të Bjeshkëve të Deçanit, sidomos drejtë Qendrës së skijimit në Bjeshkët e Belegut. Gjatë udhëtimit nëpër këtë rrugë, bukuritë e rralla natyrore të përcjellin gjatë tërë kohës, sikur dëshirojnë të thonë: “na shijoni dhe kënaquni, por mos na shkatërroni “!
Zhvillimi ekonomik i Deçanit kryesisht është i mbështetur në zhvillimin e turizmit, krahas bujqësisë, ngase i’a mundësojnë resurset natyrore që gjenden në masivin e Bjeshkëve të Nemuna. Deçani shtrihet në perëndim të Kosovës, duke pasur pozitë të favorshme gjeografike dhe ka konfiguracion të larmishëm, me pasuri të shumta natyrore dhe kulturore. Pra, Deçani ka mundësi të mira për zhvillim të turizmit, sepse disponon me atraksione natyrore të begatshme, e me lokacione gjeografike të volitshme. Zhvillimi i turizmit në këtë komunë, mund të ketë ndikime ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore, në komunitetet lokale dhe rajonale, sidomos të atyre që kanë pronë në këtë zonë turistike (stanishtet).
Me ndërtimin e kilometrave të tjerë të kësaj rruge, sikurse po iu ofrohemi trojeve tjera shqiptare të cilat mbesin të veçuara nga trungu natyral. Finalizimi i gjithë segmentit rrugor, duke u lidhur me kufijtë e shteteve fqinje, Shqipërisë dhe Malit të Zi, e që nëfakt lidh trevat shqiptare të tri shteteve, mund konsiderohet si integrim i trojeve shqiptare. Pra, rrugën Deçan-Plavë, mund ta quajmë “rrugë të zhvillimit dhe integrimit ndërshqiptar”!