Përbërësit:

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)  

 

Për kremin:

2 kokrra vezë

5 lugë gjelle sheqer

2 lugë gjelle miell

2 filxhan çaji me qumësht

Pak vanilje

1 filxhan çaji me arra të qëruara

 

Për petët:

2 filxhanë çaji miell

5-6 lugë gjelle me gjalpë të freskët

 

Për shurupin:

2 gota ujë me sheqer

1 gotë e gjysmë me ujë

 

Përgatitja:

Si fillim, parangrohet furra dhe arrat e qëruara futen të piqen për 10-15 minuta. Më pas, largojini nga furra dhe shtypini pak. Në një tenxhere hedhim vezët, sheqerin, pak qumësht dhe rrihen mirë duke shtuar miellin e situr. Pastaj shtohet qumështi i nxehtë duke e trazuar vazhdimisht dhe vihet në zjarr që të marrë valë, pa ndërprerë të trazuarit. Hiqet nga zjarri, shtohen arrat e pjekura, shtohet vanilje e holluar në qumësht dhe hidhet në enë tjetër që të ftohet.

Më pas, zihet brumi. Ndahet në pjesë të barabarta të punuara në formë topi, nga të cilat përgatiten petët. (këto hapen me dorë në tavolinë ose me petës). Petët pasi janë hapur lihen të thahen pak, pastaj priten në madhësi pak më të mëdha se madhësia e tepsisë. Lyhet tepsia me gjalpë, shtrojmë gjysmën e sasisë së petëve duke i spërkatur me gjalpë. Hidhet mbi të kremi, sheshohet dhe mbi të shtrohen petët e tjera të skërkatura me gjalpë.

Anët e tepërta të petëve që mbeten jashtë tepsisë mbështillen nga brenda. Lyhet sipërfaqja me gjalpë dhe piqet. Pas pjekjes ftohet dhe pritet në copa. Në fund i hidhet shurup i vakët dhe i trashë si i bakllavasë.

Sipas preferencës mund t’i shtoni ose jo edhe sherbet. Mjafton të zjeni mirë sheqerin dhe ujin derisa të krijohet në masën e shurupit dhe më pas sherbetin e nxehtë hidhjani qumështorit, i cili duhet të jetë i ftohtë.