Këto ditë në Muzeun Historik (salla “Konstandin Shapataraku”) në Tiranë, Akademia Monarkiste Shqiptare organizoi veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”, ku u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.
Çmimi “Justiniani i Madh” iu dha Sh. Tij Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri me vendimin nr. 61., dt. 31 maj 2017, me këtë motivacion: “Për kontributet e shquara si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri (prej vitit 2009, në dy mandate) në zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira diplomatike, ekonomike e tregtare, kulturore; në shkëmbimin e ideve e kulturave; në promovimin e biznesit, turizmit, etj. në mes këtij vendi mik monarkist dhe Shqipërisë e Kosovës”.
Ky Çmim iu dorëzua nga prof. dr. Bajram Xhafa – kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare, pedagog, autor i disa librave monografik.
Gjithashtu, në këtë “Akademi të Çmimeve”, Sh. Tij, Avni Ponari, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, pati nderin dhe kënaqësinë t’ia dorëzojë një tjetër Çmim “Justiniani i Madh” Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, gjegjësit prof. dr. Mixhait Reçit, themelues e president i këtij universiteti.
Akademia Monarkiste Shqiptare, në veprimtarinë e saj “Akademia e Çmimeve” nderoi edhe Mbretëreshën SUZAN e Shqiptarëve (pas vdekjes) me Çmimin “Mbretëresha Teuta”, dr. Muhamet MALO me Çmimin “Justiniani i Madh”; Kolonel, dr. Dritan DEMIRAJ – ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë, historianin e koleksionistin Shpëtim SALA e monarkistin e legalistin e njohur Daut MEHMETI me Çmimin “Konstandini i Madh”; studiuesin, teologun e shkrimtarin Hasan SELIMI me Çmimin “Lekë DUKAGJINI”; prof. dr. Bajram XHAFA – kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare dhe studiuesin, gazetarin e përkthyesin e njohur Guxim ALIMANI me Çmimin “Niket Dardani”.
Valdet ERMALI
__________
Foto 1: Prof. dr. Bajram Xhafa, kryetar i Senatit të Akademisë Monarkiste Shqiptare, duke ia dorëzuar Çmimin “Justiniani i Madh” Sh. Tij, Avni Ponari – Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.
Foto 2: Sh. Tij Avni Ponari, konsull i Përgjithshëm i Japonisë në Shqipëri, duke ia dorëzuar një tjetër Çmim “Justiniani i Madh” Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, gjegjësisht prof. dr. Mixhait Reçi, themelues e president i këtij universiteti.
Foto 3: Një foto-kujtim, në çastin kur kolonel dr. Dritan Demiraj – Nderi i Kombit, ish ministër i Brendshëm i Shqipërisë, u nderua në këtë Akademi të Çmimeve me Çmimin “Konstandini i Madh”. Në foto: konsulli Avni Ponari, kolonel e dr. Dritan Demiraj e prof. dr. Mixhait Reçi.