Australi, Indonezi, Xhakarta – në të gjithë botën artistët e rrugës janë frymëzuar nga situata emergente për veprat e tyre…
Banksy
Pandemia e COVID-19 ka nxitur krijimtarinë e artistëve të rrugës. Nuk është vetëm Bansky në mesin e atyre të cilët në javët e fundit kanë dizenjuar disa prej grafitëve më të bukur në botë. Të gjitha veprat
u referohen periudhës së vështirë në të cilën po jetojmë dhe bëjnë thirrje të mos dorëzohemi. Faqja zvicerane ka përzgjedhur më të bukurit.
Melburn
Grafiti i dytë ndodhet në Melburn, nga artisti Amanda Newman. Përfaqëson Ai Fen, përgjegjëse për terapinë intensive në spitalin qendror në Wuhan, një ndër doktoreshat e para kineze, e cila dha alarmin për koronavirusin.
Dallas
Grafiti i tretë shfaq Rosie the Riveter, simbol në SHBA, e cila përfaqëson gratë amerikane që punojnë në fabrika gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë grafit, në Dallas, Rosie bashkëkohore u bën homazh gjithë infermierëve dhe asistentëve që janë kujdesur për të sëmurët gjatë pandemisë.
Vankuver
Shkojmë në Vankuver, në Kanada, ku ky grafit u bën thirrje njerëzve të ruajnë distancimin social.
Amsterdam
Kjo vepër e artistit FAKE në Amsterdam shfaq një grua me maskë me simbolin e Superman.
Nju Jork
Në këtë grafit të artistit Kate Tully shfaqet Einstein me një maskë mbrojtëse në garazhin e tij në lagjen Prospect Heights në Nju Jork.
Austin
Një grafit në muret e Austin, i cili u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.
Hong Kong
Shkojmë në Kinë, në Hong-Kong. Një tjetër grafit nga një artist anonim, por me një bukuri të padiskutueshme.
Xhakarta
Ky grafit është pikturuar në rrugët e Xhakartës, në qendër të të cilit është një grua e prekur nga koronavirus, me maskë mbrojtëse dhe flamujt e botës pas krahëve. Në të shkruhet “Qëndro në shtëpi”.
Edhe ky grafit ndodhet ne Xhakarte. Qeveria indoneziane ka intensifikuar masat e lockdown që prej 15 prillit. Në qendër të grafitit shfaqen mjekë dhe infermierë.
Northampton
Artisti Sam Bailey po i jep dorën e fundit kësaj vepre arti në Northampton, në Mbretërinë e Bashkuar. Protagonist i veprës së tij është koloneli britanik 100-vjeçar, Tom Moore, i cili ka mbledhur më shumë se 30 milionë paund për bamirësi për sistemin shëndetësor britanik.
Sërish në Melburn
Një grafit tjetër në Australi shfaq heroizmin e mjekëve dhe infermierëve.
Vepra e Lionel Stanhope
Në këtë vepër, street – artist Lionel Stanhope imagjinon piktorin e madh Jan van Eyck me një maskë mbrojtëse.
Los Anxhelos
Në Los Anxhelos, mesazhi i këtij artisti anonim është i thjeshtë: “Qëndro në shtëpi. Jeta është e bukur”.
Denver
Dhe në fund, një grafit në Denver, që shfaq një doktoreshë me krahë engjëlli dhe një palë doreza boksi.