KOLONA E PESTË E MOSKËS[1]

Siç e kemi theksuar Kolonat e Pesta, janë të njohura më shumë në konfliktet ushtarake dhe në përmbytje politike, si formacione jo të rregullta, prandaj edhe Presidenti Putin[2], këto formacione, i përdor për të shpifur kundër konkurrentëve politikë ose ekonomik, aktual ose të pretenduar dhe pa dyshim kjo përbënë një luftë speciale[3], e cila (diçka e ngjashme), ka ndodhur edhe në Turqinë e Presidentit Erdogan[4]. Në të gjitha analizat thuhet se mandatet e dyta këta dy lider i kanë fituar përmes Kolonave të Pesta, por ajo që dihet është se Putini, ka arritur për t’i futur në veprim konservatorët provincial, duke shpifur përmes mediave (si Kolonë e Pestë), dhe duke futur në veprim deklarativ një lloje nacionalizmi patriotik, qoftë edhe me simbolet fetare Ortodokse Ruse, prandaj për të shtypur revoltat e mundshme dhe të imagjinuara në vendin e tij, Putin i konsideron Liberalet Urbanë, si Kolonë e Pestë në shërbim të vendeve armiqësore, që ngjason me akuzat e teknokratit komunist Isa Mustafës kundër atyre që e kundërshtojnë, shembulli konkret, është me Degët e LDK-së në Diasporë si dhe me Elitën Intelektuale që ishin themeluesit e LDK-së.

Në vitin 2015, Bernard-Henri Lévy[5], shkroi se, në Evropë, apologjetët e Rusisë dhe politikës ruse kanë formuar diçka si “Kolona e pestë”. Mendoj se ndikimi i Putinit, asaj kohe prekte Kosovën, përmes dy strukturave: 1. Kolona e Pestë brenda në LDK dhe 2. Kolona e Pestë që janë Mediat. E në Kosovë, pikërisht gjatë vitit 2015, janë mbajtur Zgjedhjet e brendshme në LDK, ato i ka karakterizuar fryma pushtuese e nënshtruese nga Kolona e Pestë. Gjatë atyre zgjedhjeve janë strukturuar edhe më mirë, klanet e ardhura nga Organizata jo Qeveritare dhe nga Kolegji Riinvest. Në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor, duke i shkelur procedurat e rregullores për zgjedhje, Kryetari i Partisë, Isa Mustafa, pa kundër kandidat dhe me votë të hapët, është rizgjedhur kryetar[6]. Pas kuvendit arroganca e tij do të ashpërsohet edhe më tej, shkeljet e brendshme dhe ato shtetërore nuk kanë pasur të ndalur, ai është mashtrues dhe përftues i situatave. Arroganca e Kolonës së Pestë nga Riinvesti, tashmë e sistemuar në kryesinë e LDK-së, do të bëhet edhe më e ashpër sidomos kundër dy Degëve të LDK-së në Perëndim. Përfaqësues të kësaj Kolone të Pestë, me vrap iu turrën Degës në Zvicër, për ta shtypur demokracinë e brendshme, prandaj përgjegjësisë për shkatërrimin e LDK-së në Zvicër nuk mund t’i ikin: Armend Zemaj, Doruntinë Maloku, Anton Quni, Sokol Haliti, Ismet Beqiri, Salih Morinadhe disa të tjerë, që për çështje higjenike nuk po ua përmendim emrat, ku bashkë me mercenarët në kryesinë e degës, madje siç u tha ma vonë edhe “Dëshmitar të Mbrojtur”, të cilët flisnin edhe në emër të Familjes Rugova, arritën për ta përmbytur vullnetin e votuesve, (ashtu siç veproi LDK-ja edhe me Qeverinë e Kosovës), dështuar demokracinë në Degën e LDK-së në Zvicër, Gjermani dhe kudo në Diasporë. Janë këto arsye pse drejtpërdrejt pat reflektim i votës nga diaspora në për rezultatin përfundimtar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në të cilat LDK-ja u rreshtua në vendin e dytë. Edhe proceset e mëvonshme që u zhvilluan, janë reflektim i dështimit të LDK-së, që për pasojë bashkë me Klanin nga Riinvesti dhe sharlatanët nga Organizatat Jo Qeveritare, nuk marrën përgjegjësi, përkundrazi humbjen dëshirojnë ta kthejnë në fitore.

Kolona e Pestë, është zhvillim jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse njerëzit që i përkasin Klanit “LIDHJA” dhe “RINVEST” e “BREZI I REPUBLIKËS”, me sloganin e rrejshëm “BESO.”, nuk janë gjë tjetër vetëm të dyshuarit e zakonshëm të së majtës titiste, të cilët janë futur në LDK, vetëm pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, por kanë mision për të krijuar kaos e kriza institucionale, pasi Kolona e Pestë, të vetmin problem në Kosove, e ka prezencën Amerikane nga e cila nuk po kanë guxim t’ia japin flakën vendit[7].

Kolona e Pestë në LDK, është mashtrimi i përsëritur që ia kanë dhënë popullit si fjalë premtuese, por siç u deklarua vet shefi i Kolonës së Pestë, Isa Mustafa, populli nuk pyetet, nuk konsultohet[8], d.m.th. populli milet, mashtrohet dhe manipulohet sa herë që të ketë nevojë Kolona e Pestë, qoftë nga Isa Mustafa, ose nga tellallët e zëshëm siç janë Driton Selmanaj[9], Arben Gashi[10], Abdullah Hoti, Arban Abrashi të cilët janë struktura jolegjitime në parti, por disa i kanë edhe biografitë e dyshimta, prandaj janë shndërruar në argat të zellshëm të Kolonës së Pestë.

Edhe Presidenti Rus, Vladimir Putin, disa herë ka deklaruar se kolapsi ekonomik që përfshiu Bashkimin Sovjetik[11] ishte “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20”[12],prandaj ai vazhdimisht fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kishën Katolike dhe Papa Gjon Palin e Dytë pa e harruar edhe Bashkimin Evropian[13]. Jo krejt rastësisht presidenti Rus, Vladimir Putin, është në ofensivë, ai po teston rezistencën e fqinjëve të tij. Ndërsa përmes Kolonës së Pestë në Ballkan edhe Kosovën, madje si duket po testohet edhe qëndrueshmëria dhe vigjilenca e SHBA-së në Kosovë, dhe përgjithësisht në Ballkan, andaj çdo lëshim pe nga Amerika në lëvizjen e kufijve, është edhe matje e raportit të forcës, të ndikimit Amerikan në Ballkan[14]. Shqetësuese është, kur të dobëtit dhe popujt e vegjël siç është Kosova, do të mashtrohen kollaj, pasi kanë edhe një klasë politike të papërgjegjshme e cila përveç se udhëhiqet në formë mercenare kanë prodhuar edhe Mediume që i mbështesin politikat e tyre tradhtare, prandaj po mbajnë qëndrim të theksuar antiamerikanë duke sajuar incidente e duke prodhuar kriza dhe jostabilitet.

Ky dyshim rritet kur dihet se askush nuk i ka kontrolluar ty hyrat në Media dhe Organizat Jo Qeveritare, sidomos ato të karakterit Fetare[15], të cilat po sillen sikur të ishin qeveri më vete. Në anën tjetër askush nuk ka marr guxim t’i kritikoj veprimet, antistatutare dhe mafioze të strukturave udhëheqëse në Kryesinë e LDK, KP të LDK-së, nëpër Degë e seksione të tjera të partisë, duke përjashtuar ndonjë zë të vetmuar intelektuali[16]. Nga këto rrethana na duket se është çmenduri e Isa Mustafës, për të deklaruar se populli nuk pyete se kush e formon Qeverinë[17], andaj hipotetikisht është përgjigje edhe për kthimin e “Huas Popullore” që e ka vjelë dikur në Diasporë, për tu bërë vet i pasur dhe për t’i pasuruar trashëgimtarët e tij.

Të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, edhe Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, janë pjesë e Komploteve Botërore, kundër Bashkimit Evropian dhe vet Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tamam siç e ka theksua një studiues evropian, “politikanët e kohës së internetit”, nuk do t’i kuptojnë mirë komplotet e Kolonës së Pestë, pa e lexuar dhe studiuar mirë, historinë e komunizmit, pa i ditur mënyrat e nënshtrimeve vullnetare, dhe pasojat për shoqërinë që ai sistem totalitar i solli gjatë dekadave.

Kryhet në vazhdimin tjetër…

Burimet:

[1]Bernard-Henri Lévy, “Moskaus fünfte Kolonne”, IPG 03.11.2015: https://www.ipg-journal.de/kolumne/artikel/moskaus-fuenfte-kolonne-1127/

[2] Krahaso: Fabian Burkhardt, “Russland als Doppelstaat – Wladimir Putin hält die Zügel der Macht eisern in Händen, und dennoch gibt es keinen Putinismus”, NZZ, 17.03.2020: https://www.nzz.ch/meinung/russland-als-doppelstaat-wladimir-putin-haelt-die-zuegel-der-macht-fest-in-haenden-und-dennoch-gibt-es-keinen-putinismus-ld.1546289?reduced=true

[3]PO aty, me pak parafrazime; Bernard-Henri Lévy, “Moskaus fünfte Kolonne”, IPG 03.11.2015: https://www.ipg-journal.de/kolumne/artikel/moskaus-fuenfte-kolonne-1127/

[4]Bassam Tibi, “Erdogans fünfte Kolonne”, BaZ, 29.03.2017: https://www.bazonline.ch/ausland/naher-osten-und-afrika/erdogans-fuenfte-kolonne/story/10732051

– Freia Peters, Tim Röhn,“Erdogans fünfte Kolonne in Deutschland”, 24.07.2016: https://www.welt.de/print/wams/politik/article157250788/Erdogans-fuenfte-Kolonne-in-Deutschland.html

[5] Bernard-Henri Lévy, është gazetar francez me prejardhje Algjeriane.

[6] “Isa Mustafa zgjidhet kryetar me aklamacion”, Klan Kosova, 31 maj 2015: https://klankosova.tv/isa-mustafa-zgjidhet-me-aklamacion/

[7] “RRËZIKU NGA KTHIMI SERB NË KOSOVË”, (ose një dashuri deri në ngulfatje për Amerikën?!), gazeta “Kosova sot”, 10 janar 2018: https://www.kosova-sot.info/opinione/240087//

[8] “Qytetari nuk vendos kush do të qeverisë vendin», Alb.info, 9 Maj 2020; https://www.albinfo.ch/mustafa-qytetari-nuk-vendos-se-kush-do-te-qeveris-me-vendin/

[9] Halil Geci, “Tupangjia i LDK-s Driton Selmani, mos mbetësh me të qajt tupangjia i Prizrenit!”, “A-News24”, 04 prill 2020; https://a-news24.com/2020/04/tupangjia-i-ldk-s-driton-selmani-mos-mbetesh-me-te-qajt-tupangjia-i-prizrenit/?fbclid=IwAR3DbSsGa_HfokOMdXrNax4TXPflJKi9U6kJ6PoYL05EpLL3t8xdAaBqSiE

[10] Xhavit Haliti, “Zbulohen fakte të “hasmërisë” së viteve 90-a të Xhavit Halitit me familjen e Arben Gashit”, Portali “Veriu.info”, 20 mja 2018, http://veriu.info/zbulohen-fakte-te-hasmerise-se-viteve-90-a-te-xhavit-halitit-me-familjen-e-arben-gashit/

[11] Knut Krohn “Untergang der Sowjetunion – Bitteres Ende einer Weltmacht”, StN.de, (Stuttgarter Nachrichten”, 30.12.2016; https://www.stuttgarter-nachrichten.de/inhalt.untergang-der-sowjetunion-bitteres-ende-einer-weltmacht.cf6beeb1-402d-4377-8317-be2c4ae3041b.html

[12] Alexander Brakel, “„Die größte geo politische Katastrophe“?, Nr.541 Bon, November/Dezember 2016, https://www.kas.de/documents/252038/253252/7_dokument_dok_pdf_47123_1.pdf/cbf09275-1b84-9f6e-5405-d38710066ffc?version=1.0&t=1539649944596

[13] Bernard-Henri Lévy, “Moskaus fünfte Kolonne”, IPG 03.11.2015: https://www.ipg-journal.de/kolumne/artikel/moskaus-fuenfte-kolonne-1127/

[14] Michael Martens, “Im Kosovo ist kein Verlass auf Washington, Frankfurter Allgemeine Zeitung, 30.03.2020; https://www.faz.net/aktuell/politik/ausland/eu-im-streit-mit-usa-im-kosovo-ist-kein-verlass-auf-washington-16703614.html

[15] Krahaso: Qerkin Berisha, “Analizë legjislacionit të Kosovës lidhur me filantropinë dhe OJQ-të”, Forumi për Iniciativ Qytetare, Prishtinë, mars 2019.

[16] Dr. Ramazan Bekteshi, “Ra ky mort e u pamë, në LDK”, Filolet, 10 maj 2020; https://filolet.com/ra-ky-mort-e-u-pame-ne-ldk/

[17] “Qytetari nuk vendos kush do të qeverisë vendin», Alb.info, 9 Maj 2020; https://www.albinfo.ch/mustafa-qytetari-nuk-vendos-se-kush-do-te-qeveris-me-vendin/