mos ma shihni
për te madhe
Ditën time,
As para mëngjeset
nuk dua
Dielli të më zërë
Në shtrat.
Do të hy shtëpi më shtëpi
Vëllazërive e nipave me stër nipa
Magjeve të shohë
Se a ka miell,
Në e filxhanin e kafes
S’do ta mbysë mërzinë.
Do të nisi rrugën
E Ditës,
Me ceremoninë
E përfaljes
A jeni te gjithë gjallë,
Me mushtin e urtisë
Si shkozë e bardhë.
Heshtur hy
E pupëza rri
Galiç s’ më gjënë.
Arave zemra me gufon
Me gufon një lum madhor,
E artë det i arave
E artë djersa e jonë.
Unë dal të mbledh lulelakra të egra ta trembi idhtësinë
Jam I pa durushem.S’klithi.
Ime mëmë më thoshte më shpjerr ne ilixhe , me shpjerr
Se bazeni I ujit te gjitha I nxjerr,e durushme ishte s’a s’ka,te gjithë e kemi pa
Damarëve te mi shtypja e gjakut me merr,udhë laneti ,udhë secili gjenë për vete.
Dhe mu ne ditë kiameti ,kurrë e merr sikleti,kufomë e gjallë e shtretëve.mbetur
Ime mëmë gëzohej si një vogëlushe kur I afronin qese me karamele
O zot reumën e përzuara për dere pa pike potere.
Buza I shkonte n’gaz,pikë e madhe iu çelte në ballë
Tash eh sa e kam mallë.
Mua lulelakra me qetëson si qetësohet moti para bubullime
Krisje ,çarje-gabim ,e pa gabime
Zeherë dite mbufaturë ,fat I rritës renegat I ripritur.
Mbajë mend unë sa shtëpi ,sa dyerë hapur e mbyllë dritare dritë poqi a qiriri
Mështekën e shpirtit thyhet pa hiri.
Ime mëmë më s’renkon nga reuma,hisen e mora unë më mbeti kapsillëk
Në gjak lulelakra nis e avullohet njëtrajtshëm ngapak oh derdhet sokak…
Sot bie shi ,as i vjetër as i ri,dhe rrenë qoftë,na përlagë në çdo vend
Tashë është maji me lule bliri,çadrën e blertë kujt t’ia mbajë sipëri
Hatrohet dashnorja për një çokolatë eksplodon hiri,tejkalohet kufiri.
Kam uzdajë se nuk më vë buzën në vaje,shetisim ndër zaje.
Ky shi ,ah ky shi rritë flokë vashash ,rritë bereqet të ri. Hijeshi.
Dhoma ku flejmi xhamave trokllon shiu shprush unat e zjarrit ,ndezë batëri
Pemës I rritën frutate dashurisë I fal rrezet e buta.
Skaj truallit më skaj, begati e artë në uzdajë.
Ah ky shi flori….
Ardhëka ponuk ardhëka vasha
Nuk ardhë po ardhëka
Rrugët i paska të përbalta
E këmbët i hiç zvarrë
Arrë e zbrazëta arrë.
Shkoj po nuk shkoj
Nuk shkoj po shkoj
Delet i përzuari
Mëndafshin e harroi.
Më Betime s’a s’ka
Zjarr xhehnemi ka ra.
2.
Ardhëkandy udhë
Me daire e kukudhë….