Trafikantët e droges kerkojne mbrotje ligjore me vetliçensim.
Të droguarit dhe trafikantët oligarkë po kërkojnë të kthejnë në plantacion droge Shqipërinë. Të reagojmë fuqishëm.

Partia Lëvizja e Legalitetit, e shikon me shqetësim të madh deklaratën e ditëve të fundit të KM Rama dhe të disa politikanëve të tjerë, në lidhje me liberalizimin e kanabisit mjeksorë në Shqipëri dhe aq më shqetësuese kjo me liçensim nga shteti apo konçension…

Për PLL, në nje vend ku trafiku i droges dhe krimi për prishje pazaresh është i madh, ku shteti ligjor nuk funksionon dhe ku oligarket dhe bandat e droges bejnë ligjin nuk mund të ketë një liberalizim të tillë.

Kjo, bëhet për të liçensuar dhe për të ju bërë mbrotje ligjore trafikantëve aktual, por nderkohë kjo do të rritë rrëzikshëm luftën mes bandave në konkurencë me njëri tjetrin dhe fermerët kurrë nuk do të kishin perfitime nga nje fenomen i tillë.