RRESHTIMI I GABUAR DHE RREZIKU PËR PËRBYTJE TË DHEMBSHME

Historitë e popujve janë ndërtuar nga sfida të mëdha, sikurse janë përmbytur sisteme nga paradokse të çuditshme. Po ashtu historitë janë të mbushura me raste kur një popull i tërë është rreshtuar pas koncepteve të gabuara, e po ashtu edhe intelektual dhe shtresë akademike kur kanë heshtur e kanë bashkëjetuar me krimin, edhe atëherë kur është dashur të kenë rol më aktiv. Këto ngjarje ndodhin zakonisht para përmbytjeve të mëdha, i tërë sistemi orientohet pas koncepteve të gabuara, që paraprihen dhe ndihmohen nga mediat e kontrolluara nga shteti armik.

 

Ky përshkrim i përshtatet të tashmes reale në Kosovë, kur Kolona e Pestë, kryesisht e ardhur në LDK nga Riinvesti, po kryen misionin shkatërrues, ndërsa mediat e kapura nga Kolona e Pestë shpifin dhe skandalizojnë pa pra, madje i keqpërdorin edhe tragjeditë, duke krijuar afera brenda pak orëve. Për fat të keq, këto prodhime mediatike distribuohen për tregun e Serbisë, që pastaj nga atje importohet si lajm i veçantë, për t’iu prezantuar popullit si rrezik permanent i cili po i kanoset Kosovës, pa e shpjeguar burimin e informacionit se ishte vet Kolona e Pestë në mediat e Kosovës të cilat udhëhiqen nga bijtë e udbashve, ata që prodhuan Virusin e rrejshëm. Shikuar sipas kësaj dukurie, duket se mediat në Kosovë kontrollohen nga Kolona e Pestë, prandaj po veprojnë në dy drejtime:

  1. Strukturat politike në LDK, sillen si të ishin Kolonë e Riinvestit, i themeluar në vitin 1995, përfaqësohen nga teknokrati komunist Isa Mustafa, i kanë rrënuar të gjitha vlerat e demokracisë, pastaj është dhunuar mënyrat e brendshme për zgjedhje, si normë juridike. Ky avaz ka vazhduar në raport me Kushtetutën, është kepërdorur vota e Popullit etj. Prandaj Kolona e Pestë në LDK, është fatkeqësia e Kosovës,është formacioni më antiamerikan që vepron në Ballkanin Perëndimor.
  2. Mediat në Kosovë, kryesisht udhëhiqen nga bijtë e Udbashëve, të njohur për dhunën që kanë bërë gjatë sistemit. Bijtë e tyre milioner dhe drejtor televizionesh, vet kanë prodhuar emisione dokumentar kundër UÇK-se dhe kanë bëre dosje të shumta, pastaj kryqëzojnë të tjerët. E pikërisht nga studiot televizive po i dirigjojnë edhe proceset politike. TV-të e Kolonës së Pestë, vazhdimisht po prodhojnë kriza, po i shantazhojnë njerëzit. Siç shihet, misioni i tyre është të mos ketë sukses asnjë qeveri në Kosovë. Pra edhe kjo mund të karakterizohet si luftë e pashembullt antiamerikane.

Diku kam pas lexuar se kur komunistët çek erdhën në pushtet, Kolona e Pestë, shumica e tyre ndryshoi në mënyrë dramatike. Natyrisht ndodhi edhe një ndryshim i rëndë për gjermanët etnik që jetonin aty, të cilët deri atëherë ishin shumicë. Ata u detyruan t’i nënshtrohen disa proceseve të cilat vet i kishin zbatuar më herët kundër popullsisë çeke[1]. Në Evropën e asaj kohe ndodhte një ndryshim i madh, ideologjik e konceptual, që do t’ia vlente për tu studiuar, qoftë edhe nga pakica serbe në Kosovë, nëse dëshirojnë për t’i mësuar privilegjet që ua ka njohur atyre shumica etnike shqiptare.

E kemi të qartë, se rregullimin e raporteve ndëretnike në Kosovë[2] nuk e dëshiron Kolona e Pestë, e cila është mjaftë aktive edhe në këtë plan. Ndonëse të gjithë do të duhej të kishin mësuar nga përvojat e dhimbshme të të tjerëve, pasi asnjë marrëdhënie e prosperuar në mes popujve dhe shoqërive nuk mund të arrihet pa tolerancë dhe respekt reciprok[3].

Raportin ndër etnik, në kohën e sundimit serb, e kanë rënduar dhuna që vinte nga pjesëmarrja e vet etnisë shqiptare në dhunë, përkatësisht në aparatin e dhunës jugosllave kundrejt shqiptarëve, (për këtë mund të dëshmojnë ish të burgosurit politik shqiptarë), por Shteti i Kosovës nuk ka vullnet për tu distancuar nga ai koncept, dhe as nga bijtë e udbashëve të cilët tani si Kolonë e Pestë po i drejtojnë mediat duke i futur duart thellë në aparatin e shtetit, andaj janë kaq aktive dhe kaq agresive, duke i shantazhuar nismat për ç’kapje të shtetit, dhe për të mos lejuar për t’i hetuar as vrasjet me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë.

E shpjeguam se Kolona e Pestë, u krijua në Luftën Civile Spanjolle nga Emilio Mola[4], që kanë marshuar me katër kolona drejt Madridit[5]. Ushtarët e mbetur brenda i përvetësuan duke krijuar një Kolonë më vete, e cila më pas u quajt ‘Kolona e Pestë’, siç e kemi theksuar tamam si Grupi i intelektualëve që u futën në mënyrë antistatutare në strukturat e LDK-së[6]. Sipas disave përkufizimi për Kolonën e Pestë që veproi në Spanjë, konsiderohet akt patriotik, ashtu siç po flasin “Brezi i Republikës” dhe kontingjenti nga RIINVESTI, të cilët i justifikojnë shkeljet e brendshme statutare, ashtu siç i justifikoi të gjitha shkeljet kushtetuese vet Isa Mustafa, si justifikime për ta shpëtuar lëkuren e tyre, ishin në gjendje për ta shkarkuar edhe Qeverinë në kohë pandemisë[7]. Por historia a do t’i justifikon këto veprime?!

Vijon…

Burimi:

[1] Wikipedia, „Vertreibung der Deutschen aus der Tschechoslowakei“: https://de.wikipedia.org/wiki/Vertreibung_der_Deutschen_aus_der_Tschechoslowakei

[2] Johannes Gold, “Multiethnizität in Alltag und Konflikt”, 2. Auflage, Extras Online, Springer VS, Berlin 2018.

[3] Po aty, Johannes Gold, “Multiethnizität in Alltag und Konflikt”, 2. Auflage, Extras Online, Springer VS, Berlin 2018.

[4]Wikipedia, Enciklopedia e lirë / shqip, “Madridi”: https://sq.wikipedia.org/wiki/Madridi

[5] Dr. Ali el Mansur el Kitani, “Zgjimi Islam në Andaluzinë e sotme”, përkthyes, Muhamed Jusufi dhe Fitim Flugaj, botoi Zëri yn 2004.

[6]KASTRIOT SHEHDADI, “Pushtimi” i LDK-së nga të tjerët”, gazeta “Bota sot”, 07. nëntor 2010; https://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=86698

[7]Inxh. Lulzim Pirraku, “Krizë institucionale në kohë pandemie”, Mekulipress, April 13, 2020 ; https://www.mekulipress.com/krize-institucionale-ne-kohe-pandemie-jemi-ne-situate-te-nje-qeverie-te-shkarkuar-kerkesa-e-presidentit-drejtuar-lvv-se-per-te-caktuar-emrin-per-mandatarin-e-ri-na-drejtoi-ne-nje-rruge-qe-nuk-i-shi/