Gjumi kurrë nuk ka qenë më i rëndësishëm, thonë ekspertët dhe që ai paraqet ndoshta edhe faktorin më të rëndësishëm në forcimin e imunitetit kundër infeksioneve
Megjithatë, shumica e njerëzve kalojnë natën duke u rrotulluar në krevat dhe të zgjuar, duke u përpjekur që së paku të flenë pak gjumë cilësor dhe të mos mendojnë për përditshmërinë.
Megjithatë, vështirë flihet gjumë kur anksioziteti është i lartë, si për shembull në kohën e pandemisë”.
Ekzistojnë disa mënyra të cilat tani mundeni t’i aplikoni, mirëpo ndoshta disa nuk ju pëlqejnë:
Mbani një rutinë të rregullt
Përditshmëria e shumë njerëzve ka ndryshuar si rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj pandemie. Disa janë pushuar nga puna. Disa janë duke u përshtatur me të punuarin nga shtëpia. Të tjerët tani po mundohen të gjejnë një ekuilibër mes punës dhe familjes, ndërsa duhet të kujdesen për fëmijët që tani janë pa shkollë apo kopsht.
Pavarësisht se si është ndikuar jeta juaj, është me shumë rëndësi të mbani një rutinë të rregullt në mënyrë që të bëni gjumë të mirë.
Nëse jeni duke punuar nga shtëpia, çohuni në të njëjtën orë dhe vishuni. Ju mund të shkoni në dhomën tjetër ose të punoni nga dhoma juaj e gjumit, por thjesht përpiquni të ruani të njëjtin sens të rutinës dhe normalitetit, gjë që do t’ju ndihmojë të ndjeheni më pak të shpërqendruar.
Mos bëni dremitje të tepërta
Në këtë situatë vetë-karantine ose punë nga shtëpia për shkak të pandemisë, ndodh që dhoma e gjumit ose divani të na “thërras” pa më shpesh për një gjumë të shkurtër.
Duke i kushtuar vëmendje krijimit të një rutine për veten tuaj, kjo do t’ju ndihmoi të mos bëni dremitje të tepërta duke mos prishur kështu mundësinë për një gjumi nate të rregullt.
Bëni ushtrime fizike (jo përpara gjumit)
Po, palestra juaj është e mbyllur, por ushtrimet duhet të jetë ende pjesë e jetës tuaj të përditshme, veçanërisht për gjumin për arsye patofiziologjike.
Urdhrat për distancimin shoqëror dhe qëndrimin në shtëpi mund t’ju bëjnë të ndjeheni se opsionet tuaja janë më të kufizuara, por ka një sërë mënyrash në të cilat mund të ushtroheni në mënyrë efektive pa dalë nga shtëpia juaj.
Kështu ne do të ndihemi më të lodhur nëse ushtrohemi. Ne gjithashtu do të ndjehemi më të realizuar atë ditë, pra do të keni një ndjenjë arritje.
Vetëm mos i kryeni ushtrimet pak orë para gjumit sepse stimulimi fizik mund ta bëjë më të vështirë gjumin e natës.
Strukturoni informimin me të rejat e ditës
Është gati e pamundur t’u shpëtosh lajmeve shqetësuese të COVID-19 që përshkojnë jetën e përditshme tani. Po, informatat e vazhdueshme 24/7 rreth pandemisë ka të ngjarë të rrisë ankthin dhe të ndikojë në gjumin tuaj. Për këtë arsye është mirë që të programoni orën apo edhe kohëzgjatjen në të cilën ju do të merrni informacion rreth këtij virusi. Të njëjtën gjë bëjeni dhe me telefonin tuaj.
Kufizoni ekspozimin ndaj dritës kaltër afër gjumit
Interneti ka provuar të jetë një mjet i paçmuar për komunikim dhe argëtim gjatë kësaj kohe në të cilën njerëzve në të gjithë botën u është dhënë ‘mandati’ i vetë-karantinës.
Sidoqoftë, shikimi i ekranit gjatë gjithë ditës nuk është i dobishëm ndërkohë që ju përpiqeni të flini gjumë.
Rekomandohet që një orë para gjumit ne të përpiqeni të shkëputemi nga telefonat dhe të mos shikojë me të vërtetë TV, dhe sigurisht të mos shikojmë asgjë që mund të jetë provokuese e ankthit.
Në vend të tyre, rekomandohen veprimtari si leximi i një libri ose dëgjimi i muzikës si mjet argëtimi përpara gjumit.
Shmangni pirjen e alkoolit të tepërt
Ne mund të mendojmë se pirja do të na bëjë të ndihemi më mirë në këto momente dhe të ndjehemi sikur po kalojmë mirë, por ne në fakt nuk do të arrijmë një gjumë të qetë dhe cilësor.
Alkooli gjithashtu nuk është një mekanizëm i shëndetshëm për të përballuar stresin dhe ankthin. Alkooli dhe gjumi jo i mirë mund të ketë një efekt të vërtetë në zvogëlimin e sistemit tonë imunitar.