Sallatat janë ushqime që nuk kanë stinë.

Rukola, është një barishte e cila gjen përdorim në shumë receta të larmishme dhe shumëngjyrëshe sallatash. Ajo përshtatet shumë mirë edhe me peshkun, mishin, makaronat dhe produktet e detit. Në sallata, rukola përshtatet me mishin e bardhë të pulës, lulelakrën, qepën e kuqe, domaten, por edhe me frutat e ndryshme siç është luleshtrydhja apo boronica.

Kjo barishte, është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë A që promovojnë shëndetin e organizmit dhe largojnë radikalet e lira. Rukola përmban edhe vitaminat K dhe C që luftojnë inflamacionin dhe mbështesin sistemin imunitar duke shmangur rreziqet e infeksioneve. Rukola ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe përmban shumë acid folik që e bën të nevojshme për gratë shtatzënë.

Sallata me rukola, avokado, kastravec dhe domate është e freskët, e shijshme dhe e lehtë. Megjithatë, ajo është e pasur në shije dhe ofron shumë vlera të rëndësishme shëndetsore.

 

Përbërësit:

4-6 racione

2 avokado të prerë në kubikë

1 kastravec i prerë në feta

3 domate të prera

1 qepë e kuqe

1 tufë me rukola

2 lugë gjelle me vaj ulliri

2 lugë gjelle me lëng limoni

Kripë dhe piper

Djathë të bardhë

 

Përgatitja:

Merrni një enë sallate dhe kombinoni avokadon, kastravecin, domatet, qepët e kuqe dhe rukolën. Përziejini lehtë së bashku me një lugë druri.

Në një pjatë tjetër rrihni së bashku vajin e ullirt dhe lëngun e limonit. Më pas hidhjani sipër sallatës dhe në fund shtoni djathë të shkërmoqur të bardhë. Sërvireni menjëherë.

Kjo sallatë mund të hahet veçmas ose si paraprirëse e një vakti me mish.

 

Si ta përfshini më shumë rukolën në dietën tuaj:

  • Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse. • Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.
  • Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.
  • Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë. • Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.
  • Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.
  • Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.
  • Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca.