At. Gjergj Fishta (Paci) e zë një vend të merituar në radhët e poetëve kombëtarë të shteteve të Gadishullit Ilirik (Ballkanik).
—Akoma nuk është vonë për të arritur që të mbledhim si trohat në sofër, vlerat tona kombëtare historike (duke përfshirë të gjithë trashëgimin tonë si komb) të cilat janë shkëputur apo shquar nga armiqësitë e pakujdesitë, por edhe nga pavëmendja e mosarritja e ndërgjegjësimit për një gjë të tillë nga faktori shqiptar.
—Në vëmendjen e radhës të kësaj trajtese janë vetëm figurat historike kombëtare shqiptare të fushave dhe lemijve të ndryshme, të cilat duhet të jenë gjymtyrët “skeletikë” që e mbajnë në “këmbë” e në formën e duhur madhështinë e kombit tonë formuar ndër shekuj si i qëndrueshëm e mbijetues.
—E pikërisht njëri nga frontet e sulmeve, luftës, përvetësimit, tjetërsimit, anatemimit, persekutimit që kanë bërë, po bëjnë e duan të bëjnë armiqtë e përbetuar e të dëshmuar të kombit tonë,ka qen e është lufta kundër këtyre figurave me përmasa kombëtare.
—Pa më të voglin dyshim është ajo se njëra nga këto figura të dijes e patriotizmës shqiptare, me “hir e pahir”, mbetet i palëkundshëm, At. Gjergj Fishta (Paci) i cili si askush tjetër e siguroi vendin e merituar në panteonin e letrave shqipe me veprën e punën e tij.
—E ky vend i patjetërsueshëm në panteonin e letrave shqipe, është siguruar nga At. Gjergj Fishta, si rrallë nga ndokush tjetër, përpos një persekutimi shembullor që i kanë bërë e po i bëjnë armiqtë e kombit shqiptar e shërbëtorët e tyre në këtë vende emrit e veprës së tij, me as më pak e as më shumë se sa mitizimin e atij personaliteti me kontribute reale.
—Jo vetëm kombet e kombësitë e Ballkanit por edhe shumë syresh të tilla të Europës dhe jo vetëm, do e ëndërronin dhe do ta lakmonin për ta patur At. Gjergj Fishta(Paci) poetin e tyre kombëtare, e ne akoma jo sikurse duhet.
—Ky arsyetim nuk është si një qasje ireale sepse edhe pse kombi ynë i vogël në trajtën e tij të shpërbërë në vijimsinw e gjatë historike dhunshëm, veç tjerash përmes hipotezash të arsyeshme (deri sa të jemi të zotët për t`i mbrojtur vlerat e trashëgimin tonë historike, u kemi “dhuruar” shteteve Ballkanikë mirëfilli poetët e tyre kombëtarë, sikurse është rasti i Homerit të Greqisë e Mihai Eminescu i Rumanisë e Turqia-Mehmet Akif Ersoy.
—Po të analizojmë qëndrimet që mbajnë vetëm vendet e Gadishullit Ilirik (më vonë përmes tjetërsimit Gadishulli Ballkanik, e tani në vijimësi konjukturalisht, Ballkani Perëndimor, Lindor etje) karshi poetëve të tyre kombëtarw e vlerësimit të tyre, merret veshe se sa mbrapa e gabim jemi në qëndrimet zyrtare të deritanishme.
—Po të heqim paralele në mes qëndrimeve të shteteve Ballkanike lidhur me poetët e tyre kombëtar, të cilët janë:-Bosnia and Herzegovina: Izet Sarajlić,-3-Bullgaria :Hristo Botev,Ivan Vazov,-Greeqia : Homer, Dionysios Solomos,-Kroacia: Marko Marulić, Miroslav Krleža,-Mali i Zi, Petar II Petrović-Njegoš,-Maqedonia : Kočo Racin, Kole Nedelkovski,-Qypro:Vasilis Michaelides, Demetrios Libertis,-Republika Srpska:Aleksa Šantić,Gordana Kukić,-Romania: Mihai Eminescu,-Serbia: Petar II Petrović-Njegoš, Vladislav Petković Dis, Oskar Davičo,-Slovenia:France Prešeren,-Turqia:Mehmet Akif Ersoy, shihen diferenca të pakrahasueshme.
—Zor se ndonjërit prej tyre tu mungojnë shtëpitw muze e muzeume të posaçme, buste, përmendore, shtatore në sheshe të kryeqyteteve e qytete të tjera, emra rrugësh sheshesh e institucionesh, botimi i korpusit të veprave të tyre, emëtime monedhash me portretin e tyre e mësim i zgjeruar në programet shkollore.
—Kurse muzetë e tyre janë të përcaktuara qartë në axhendat turistike, duke u kthyer në vende pelegrinazhi, vizitash e mbajte aktivitetesh kulturore.
—Për analogji e ironi të së keqes, si në Shqipëri për petët tanë kombëtarë Gjergj Fishta e Naim Frashëri, ashtu edhe në Kosovë për poetët Din Mehmeti, Ali Podrimja, vlerësimi e përkujdesja është minimale dhe e rëndomtë.
—Kurse Fishta në vendin tonë ndonëse “kredencialet” për të qenë i tillë si askush tjetër i ka fituar nga masa e gjerë e lexuesve e adhuruesve të tij që në kohën e persekucionit të fanepsur e fanatik monist, por për ironi të fatit edhe sot e kësaj dite vijon inercia e atij persekucioni, përmes neglizhencave, abandonimit e harresës.
—Pra akoma jemi në kushtet kur tek ne vijon persekutimi i këtij poeti e patrioti shembullor e jo vetëm i cili përmes veprimit, qëndrimit, gjestit, fjalës, shkrimit e veprave të shkruara është e duhet të shërbejnë si model e njësi referimi jo vetëm për sot por në vijimësi për brezat.
—At. Gjergj Fishta (Paci), vetëm me veprën e tij monumentale, “Lahuta e Malsisë”, në të cilën janë materializuar forca e pasha e fjalës së bukur autoktone shqipe, ku është ngjizur tharmi i ngjarjeve të shënuara historike, na bënë të renditemi e të konkurrojmë me kombet e tjera për sa i përket krijimtarisë epike.
— Po ashtu vepra e tij monumentale “Lahuta e Malsisë”, është edhe një “patentë” e Lahutës së “Eposit të Kreshnikëve” për të cilën shqiptarët e tjerë deri në sot janë treguar të pazotët që të mos e ndalonin “përvetësimin” e saje nga Serbët duke e regjistruar në UNESKO si të tyren.
—E kjo sapo ndodh me qëndrimin karshi Fishtës, fatkeqësisht ndodh vetëm tek ne shqiptar si një popull i vogël, por komb i konsiderueshëm tek i cili akoma nuk ka përfunduar procesi i vetëdijesimit si një e i tërë.
—E kjo erë “prapambetje mentale” vijon në një kohë kur për analogji ndër kombet e tjera ka ndodhur e ndodh e kundërta, se kur është nevoja, ata i krijojnë figurat e tyre kombëtare nga hiçi e miti, pa le t`i tresin e t`i abandonojnë ato sikurse ka ndodhur e po ndodh akoma sot e kësaj dite tek ne me këto figura.
—Në një vështrim të përgjithshëm për shumë e shumë gjëra që nuk kemi patur mundësi për t`i arritur si komb që nga thellësitë e shekujve e deri tani në sajë të armiqve tanë të pareshtur, ndjen keqardhje.
—Por për ato arritje “mutative” nga geni ynë të cilat janë anashkaluar e po anashkalohen nga shërbëtorët e armiqve të kombit tonë të cilët i kemi në mes nesh, apo pikërisht për ato të cilat janë sabotuare po sabotohen qëllimisht ndje papajtueshmëri e revoltë.
—E njëri nga këto raste të dukshme armiqësore është “mospërfillja” e njerës nga figurat tona madhore kombëtare Shqiptare, sikurse është At. Gjergj Fishta (Paci) i pakonkurrueshëm deri në sot në stilin e tij i cili është formuar mbi tabanin e gjuhës burimore, autentike, fondamentale të gegërishtes si baza e shqipes.
—Fishta nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për Fishtën e madhe.
—Pra sikurse e cekëm edhe më lart, ndodh se kur arrin që të heqësh paralele dhe krijon analogji me kombet e tjera të Gadishullit Ballkanik, për as më pak e as më shumë veçse për qëndrimin e tyre karshi poetëve të tyre kombëtar, të kap marazi dhe krijohet pikëpyetja nëse ne jemi popull i varfër në këso figurash apo më pak i civilizuar për të ditur e të respektojmë veten përmes tyre, por jo, del qartë se kemi vuajtur e po vuajmë nga prijësit tanë mediokër të cilët vinë në kryet jo vetëm të pa merituar por edhe të ndikuar.
—Të vijosh rrugën e arsyetimit duke u bazuar në madhështinë e arritjet e atyre figurave potente të cilat kanë përfaqësuar genin tonë i cili me krijimin e kushteve të përshtatshëm jep kapacitete konkurruese ne renditem ndër të parët, por jo sikurse po ndodh.
—Për Fishtën jo vetëm se e meriton, por për të kemi nevojë që ai ta zënë vendin e merituar në panteonin e letrave shqipe, t`i kthehet vëmendja e munguar e të trajtohet sikurse e meriton.
—Në drejtim të kësaj figura duhet që pa vonesë të ngrihet shtëpia e tij muze në Lezhë e përvetësuar përmes mafies shtetërore, po ashtu muzeu në Shkodër ku ka punuar e nga ku ka kontribuar më së shumti, si dhe pavijon në Muzeun Historik Kombëtar, duke i përfshirë edhe në guidat turistike.
—Në këtë drejtim duhet të veproj edhe Kosova duke e shpallur poet mbarëkombëtar e për hir të asaj të ndërmarrin edhe aksione të tjera.
—Duhet që përmendorja e tij të vendoset jo vetëm në Shkodër por edhe në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë e Prishtinë.
—E meriton që të ketë monedha e pulla poste me portretin e tij, por edhe të zërë vendin e merituar në programet shkollore, universitare si dhe të botohet e plotë vepra e tij dhe studimeve për të.
Qëndrimi për Fishtën është jo vetëm tregues i vetëdijesimit kombëtar, por edhe provë refleksioni për shkëputje nga e kaluara moniste lidhur me qëndrimin karshi kësaj figure e jo vetëm.
1-Albania: Gjergj Fishta, Naim Frashëri
2-Bosnia and Herzegovina: Izet Sarajlić
3-Bulgaria :Hristo Botev,Ivan Vazov
4-Greece : Homer, Dionysios Solomos
5-Kosovo: Din Mehmeti, Ali Podrimja
6)-Kroacia: Marko Marulić, Miroslav Krleža
7-Montenegro: Petar II Petrović-Njegoš
8-Macedonia : Kočo Racin, Kole Nedelkovski
9-Cyprus: Vasilis Michaelides, Demetrios Libertis
10-Republika Srpska:Aleksa Šantić,Gordana Kukić
11-Romania: Mihai Eminescu
12-Serbia: Petar II Petrović-Njegoš, Vladislav Petković Dis, Oskar Davičo
13-Slovenia:France Prešeren
14-Turkey:Mehmet Akif Ersoy
Shtetet e Ballkanit, sipërfaqja dhe numri i banorëve
1-Shqipëria: 28.784 km2,…………………..4.287.000 banorë
2-Kosova 10.887 km2,………………………2.175.000 banorë
3-Greqia: 130. 800 km2, ………………… 10.583.126 banorë
4-Serbia: 77.474 km2,……………………….8.100.000 banorë
5-Bullgaria: 111.000 km2,………………….8.652.745 banorë
6-Bosnja e Her. 51.120 km2,……………….2.607.734 banorë
7-Kroacia 56.538 km2,……………………..5.026.995 banorë
8-Maqedonia 25.713 km2,………………….2.113.866 banorë
9-Mali Zi 15.000 km2,………………………….750.000 banorë