Ai erdhi me një dré të vrarë në krah
Shkundi dimrin te dera,
Hodhi gjahun në vatër
Dhe u bë gati për darkën e madhe
Ku kishte ftuar perënditë

E shoqja që kish ndezur zjarrin në oxhak,
Në sytë e ngrirë të drerit të vrarë
Pa të shoqin me armë, gjithashtu të ngrirë
Dhe u tmerrua

Aty e mbrapa
Në sytë e gjithë kafshëve të pagojë
Ajo sheh vrasësin që ka fytyrën e të shoqit
Dhe s’fjeti më kurrë…