“ Aktivitetet, mirënjohjet dhe çmimet e marra në rrafshin mbarëkombëtar dhe ndërkombëtarë janë të shumta”, thotë kryetarja e shoqatës…, njëherësh dhe kryetare e Degës së Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” për Austri

Intervisten e mori  Nuradin IMERAJ

  • Kur e keni filluar nismën e parë si aktiviste e kulturës, artit dhe traditës sonë kombëtare?
  • Iniciativën e parë si aktiviste për të kultivuar kulturën, artin dhe traditën tonë kombëtare e kam filluar në vitin 2002 në Austri. Ideja ishte shumë e thjeshtë, ndërsa dëshira ime e flaktë  ishte që të  kontribuoj në të mirën e kombit duke luftuar asimilimin te gjeneratat e reja, njëkohësisht për ta prezantuarakulturën tonë të lashtë me dinjitet te populli austriak dhe te  nacionalitete e tjera që jetojnë në Austri. Fillimisht kam mbledhur fëmijë dhe  të rinj grup moshave të ndryshme të  bashkatdhetarëve tanë, pikërisht ata që kanë  lindur në Austri dhe që kishin probleme me gjuhën amtare.  Kam bërë koreografi të valleve tona nga të gjitha trevat shqiptare, ku me pas  kam punuar me fëmijët,  ku ata  i kanë  marrë   hapat e parë për vallëzim, si dhe ua kam mësuar gjuhën shqipe nëpërmjet poezisë, pjesëve teatrale , etj., ndërsa pas një viti pune, edhe me ushtrime intensive me fëmijë  në fusha të ndryshme kulturore. Falë punës sonë të palodhshme fëmijët  arritën ,  për here të parë, të paraqiten para publikut për Festen e Flamurit, më  28 Nëntor 2003. Të gjitha aktivitetet, organizimet dhe manifestimet i kemi realizuar me Grupin Artistik të Shoqatës në vend dhe jashtë vendi.

 Cilat janë disa nga aktivitetet kryesore që keni organizuar deri me tani?

– Eventi i parë kulturor  është shënuar në vitin 2003, pikërisht me rastin e shënimit të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit, ndërsa një shënim i tillë madhështor është shënuar edhe në përvjetorin tjetër të kësaj feste kombëtare, më 28 Nëntor 2004.

– Po viti 2005, me çka veçohet?

– Në tetor të vitit 2005 veçohet pjesëmarrja jonë e parë duke e përfaqësuar Austrinë në festivalin mbarëkombëtar  të diasporës shqiptare në Berlin me grupin Artistik të valleve, në muajin nëntor të këtij viti me eventin kulturor artistik për 28 Nëntor, ndërsa në muajin dhjetor, pas një pune trevjeçare humanitare, arrijmë të realizojmë së bashku me disa aktivistë arrijmë të themelojmë një shoqatë kulturore që do t’ u shërbente të gjithë shqiptarëve të Badenit me rrethinë.  Me rastin e themelimit të kësaj shoqate u informuan të gjithëbashkatdhetarët për këtë  iniciativë,  e cila u prit shumë mire  dhe  u mbajt  Kuvendi zgjedhor. Mbas tubimit zgjedhor u emërova kryetare pasi kisha më se shumti vota nga 8 kandidatëtqë na kishin zgjedhor vetëbashkatdhetarët tanë.

Pra, me këtë rast, u vunë themelet e Shoqatës Kulturore Shqiptare dhe e pagëzuam me emrin” 12. Qershori” pasi që ishte një datë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

  • Po cila është veprimtaria juaj pas themelimit të Shoqatës Kulturore Shqiptare me emrin “ 12 Qershori” ?
  • Fillimisht kemi bërë regjistrimin zyrtar të Shoqatës Kulturore dhe artistike “ 12 Qershori” në organet kompetente të shtetit austriak, në vitin 2006, ndërsa pastaj brenda këtij viti kemi dhënë program kulturo- artistik, me rastin e 12 Qershorit- Ditës së Çlirimit të Kosovës, për të vazhduar tutje edhe me aktivitete të tjera, për t’ u kurorëzua puna jonë me pjesëmarrjen në festivalin II të diasporës në në Berlin, ku zumë edhe vendin e dytë, ndërsa gjatë muajit nëntor të këtij viti dhamë edhe një program të pasur kulturo- artistik për nder të Festës së Flamurit. Aktivitetet tona vazhdojnë me ritëm të njëjtë. Kështu, gjatë vitit 2007 u dhanë programe të posaçme për 12 Qershor dhe 28 Nëntor, ndërsa në vitin 2008, gjatë muajit shkurt, mbahet një manifestim i madh kulturor  në Sheshin e Heronjve në Vjenë të Austrisë, me rastin e Ditës së Pavarësisë sëKosovës, organizuar nga shumë  shoqata dhe aktivistë shqiptarë në Vjenë.

Edhe gjatë viteve 2009 dhe 2010 organizuam aktivitete të ndryshme kulturore , duke veçuar ato për nder të festive të ndryshme, si për 17 Shkurt, 12 Qershor dhe 28 Nëntor. Kështu ishte edhe në vitin vijues 2011, ndërsa viti tjetër, ai 2012, pikërisht në muajin qershor të vitit 2012,  bëhet prezantimii kulturës shqiptare me  këngë e valle në festivalin ndërkombëtar të organizuar nga Landi i Salzburgut, ne Salzburg/Austri, kurse në Vjenë shënohet edhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, me rastin e festës së Flamurit kombëtar.

  • Po cila është kronologjia e mëtejme e aktiviteteve të shoqatës që drejtoni ju, tash e disa vjet?

-Aktivitet e shoqatës sonë pas rendimit në rrafshin ndërkombëtar për  një kohë fillojnë shtrirje më të gjerë në Austri, për të vazhduar tutje edhe në vende të tjera të Evropës. Në vitin 2014, 2015 dhe  2016 organizohen aktivitete të ndryshme kulturore për shënimi të 12 Qershorit, 17 Shkurtit dhe 28 Nëntorit, etj.

– Për punën dhe angazhimin e juaj, jeni nderuar edhe me disa çmime, cilat janë disa prej tyre?

– Në mars të vitit 2016 jam nominuar dhe zgjedhur gruaja e vitit gruaja e vitit për meritat vlerat dhe angazhim tim me gra dhe të rinj,  Partia e Grave  socialdemokrate e Austrisë,  me rastin e 8 Marsit, jam nderuar  me  çmimin ” Helene Potez”, etj. , ndërsa në korrik, në festivalin mbarëkombëtar të mbajtur në Tiranë,  Grupi Artistik i Shoqatës për Fëmijë u vlerësua me çmimin e pare në këngë, valle e poezi, që ishte kënaqësi e veçantë.

– Po viti 2017, me çka veçohet?

– Ky vit veçohet me themelimin e degës së Fondacionit. Nermin Vlora Falaschi nga delegacioni i Fondacionit NVF ka  ardhur enkas nga Vlora dhe Tirana, në krye me presidenten Zenepe Luka për ta formuar Degën për Austri,  me rastin e 8 Marsit. Nga kuvendi zgjedhor i Fondacionit dhe Grave shqiptare,  të cilat jetojmë dhe punojnë në Austri  të ftuara,  për këtë nismë,   u propozova dhe u emërova kryetare.

Sa është aktiv ky fondacion?

– Nëkuadër tëDegës  së  Fondacionit kemi formuar Korin e Grave, i cili ka bërë bujë  në mbarë Austrinë. Manifestimi i parë me rastin e 8 marsit si iniciatore  dhe ideatore mora përsiper  me një skenar krejt ndryshe nga manifestimet e lartpërmendura, organizuar nga fondacioni, i cili u realizua në mënyrë madhështore.

ku mbetem të befasuar mysafirët dhe personalitete austriake dhe shtetërore Shqipëri – Kosovë ( ambasadorët dhe stafi diplomatik). E veçanta ka qenë programi i larmishëm kulturor klasik, modernizmi në dy gjuhë shqip dhe gjermanisht, këngë  korale akapelo shqip dhe gjermanisht  tëshoqëruara  me piano dhe tëkënduara nga ne  kori i Grave ” NVF”/muzikë  klasike me piano dhe interpretuar me këngë  nga këngëtar/e shqiptar/e soprano, tenor ,/ balet nga vajzat e vogla tëshoqatës, valle me motive nga Tirana, grupi i valleve tëshoqatës dhe ndarja e dy çmimeve simbolike nëformë  statuje të shoqëruara me certifikatëpër dy gra të përzgjedhura shqiptare dhe austriake nga Kryesia e Degës sonë nëAustri, gra të cilat kanë kontribuar në forma të ndryshme vullnetare për popullin dhe vendet shqiptare.Kjo ishte edhe kulmii mbrëmjes, pra ndarja e këtyre dy çmimeve. Ky manifestim shënohet edhe në vitin vijues 2019 Gjatë këtij viti ka edhe shumë paraqitje të tjera të  shoqatës të organizuara në Austri, të cilat mund ta bëjnë një libër.

Vlen të theksohet se Rolanda Limani shquhet edhe si humaniste e shquar ku me rastin e termetit në Shqieri respektivisht në Dures u tregu shumë humane dhe e kujdesshme që të udhëtojë nga Viena e Austrisë për ta ndihmuar një familje  të dëmtuar rëndë nga termeti, aksion ky që është realizuar falë  angazhimit të shumë grave të Fondacionit “ Nermin Vlora Falaschi” dega në Austri të cilat grumbulluan nga vetja e tyre një sasi të konsiderueshme të mjeteve për ndihmë një familjeje që ishte e dëmtuar .Aksion ky që është realizuar direkt nga vet Kryetarja e Fondacionit dega në Austri zonja Rolanda Limani që ishte e autorizuar nga kryesia e Fondacionit.

Ja vlen të theksojmë, ndoshta edhe paraqitjen tonë,  me vallet tona shqiptare,  të ftuar enkas nga kryparlamentari austriak, nëParlamentin Austriak , me rastin e vizitës se Jozefina Topallit në Austri, në vitin 2010.

Ju faleminderit për mirëkuptim!