Thonë se dashuria nuk njeh moshë. Këtë thënje më së miri e vërtetojnë poezitë e kësaj përmbledhje të shkrimtarit përmetar Dhimitër Miti. Autori, përmes këtij libri me titull “Nëse bie borë, më eja zbathur” që është edhe një varg i shkëputur nga njera prej poezive të kësaj përmbledhje me 111 poezi, e vërteton më së miri këtë. Të rralë janë ata poetë që një përmbledhje të tërë poezish , ia kushton kryesisht dashurisë. Nëse për shumë kënd dashuria është një ndjenjë spontane, që e përjetojnë, por nuk dinë ta shprehin, Poeti Miti këtë ndjenjë e ngrit në shkallët më të larta të artit poetik dhe e përshkruan si ndjenjën më sublime të përjetimeve njerëzore. Ashtu si e përshkuan edhe poeti i Rilindjes tonë Kombëtar Çajupi “ Se dashuria mbretëron, e njeriu pa të s’rron” jep të kuptohet se edhe poeti Miti ka jetuar me këtë ndjenjë. Ai këtë ndjenjë nuk e banalizon, por ashtu si shihet dhe kuptohet prej këtyre poezive, përpiqet ta fisnikërojë si ndjenjën më të pastër që i jep shije dhe e fisnikëron shpirtin njerëzor me këtë ndjenjë të pastër dhe i jep kuptim jetës.
Poeti në këtë përmbledhje poezishë përdor një teknikë të re poetike që kohëve të fundit po përdoret edhe prej disa poetëve shqiptarë, Hajkun apo tre vargëshin. Secila prej strofave paraqet një tërësi në vete, pa qenë të varura nga njëra tjetra, dhe që mund të kenë edhe përmbajtje, kuptime apo edhe mesazhe të ndryshme. Por në këtë përmbledhej poezish trajtohet e njëjta temë, dashuria, dhe të gjitha poezitë formojnë një tërësi organike me poezi lirike të një stili mjaft të lartë poetik.Secila prej strofave të kësaj përmbledhje është e punuar me mjeshtri dhe si një skulptor i mirë, i gdhend vargjet e tij dhe nuk duket asgjë e tepërt, por as nuk len mangut gjë. Në çdo strofë kemi si hyrje apo paraqitjen e idesë, vargu i dyrë mbarshtrimi apo plotësimi logjik i vargut të parë dhe vargu i tretë paraqet përfundimin logjik të dy vargjeve të para. Në këtë mënyrë formon tërësinë organike, ideore dhe poetike në mënyrë mjaftë të përsosur.Kështu që edhe te lexuesi krijon një ndjenjë dhe një shije të veçantë të përjetimit artistik.
Subjekti lirik i përshkruar në hëto poezi, pra e dashura e tij për poetin është vetë jeta e tij. Ate e vesh me metaforat dhe epitetet nga më të bukurat dhe më fisniket. Ate poeti e përcjell në çdo kohë e në çdo vend, Në mëngjes dhe në mbrëmje, ditën apo natën, sa ishte i fjetur apo i zgjuar, në shtëpi apo në rrugë , buzë liqenit apo buzë lumit , në tokë apo në qiell, rivale e hënës dhe e diellit. Bukuri dhe dashuri e lektisur përherë në imagjinatën e tij. Kjo ishte një dashuri naimjane apo platonike:
Mos ia zër sytë dritarës
Një vështrim dielli patjetër do të jem
zonja zonjë…
Pra në këtë poezi poeti veten e shëndërron në diell vetëm të dashurës së tij t’i sjell dritë, ngrohtësi dhe lumturi, pa çka se është larg saj, apo në vargjet:
Edhe një herë, të lutem
Mos këndo më në ballkon
Do më gremisesh nga shkallët…
Pra poeti tërë hallin e ka që të dashurës së tij të mos i ndodhë ndonjë e keqe se këtij do t’i coptohej zemra.Poeti përdor edhe antitezën, këtë figurë të bukur artistike për të përshkruar tronditjen e tij shpirtërore nga lektisja e dashurisë për të:
Ah, trokitja e jote
Ajo bubullimë e heshtur…
Apo në vargjet:
Duar mbi duar
Ç’prranga të bukura…
Apo:
Tani vdis për të jetuar
Shumë zhurmë po bëjnë sot
Këmbanat e heshtjes…
Shumë rrallë në këto poezi hasim të përshkruar edhe një dashuri reale të realizuar në mes të këtyre dy subjekteve lirikë si në këtë rast:
Kur të erdha mbrëmë
Ti ndesheshe me gjumin
Fituam të dy…
Poeti veten e shndëron në diell, kurse hënën e bën kitarë për t’i kënduar të dashurës së tij, për të cilën ishte i gatshëm edhe të flijohej :
Ç’i bëre ashtu diellit
Kryedielli im
E dogje me një vështrim…
Nëse veten e personifikon me diellin, e dashura e tij është kryedielli. Fuqia dhe hiret e dashurisë së saj janë aq të fuqishme sa e djegin edhe diellin. Aq larg shkon imagjinata e poetit në përjetimin e ndjenjës së dashurisë për të, sa është i gatshëm të flijohet dhe të digjet për të si Naimi :
“Digjem e përvëlohem se të dua shumë
Ditën mendohem, natën rri pa gjumë…”
për të dashurën e tij Nga “Ikja e saj, edhe udhët vdesin” dhe jeta për poetin humb çdo kuptim dhe nuk i mbetet aspak vlerë, as shije Poeti kujton me nostalgji vitet e rinisë së tij , kur kishte plotë forcë, energji e pasion dhe ishte i gatshëm të shkonte deri në fund të botës me të, vetëm që të ishin bashkë dhe të pandarë se këta do të ishin vetë bota dhe nuk kishin më nevojë për asgjë; dhe kërkon ta ripërsërisë edhe një herë atë kohë të mrekullueshme, kur lumturia që përjetonin me të dashurën e tij, nuk kishte fund:
Si atëherë me ty,
Të humb, dua edhe një herë në mal,
Dhe le ta qajnë thëllënzat…
Pra nuk do ta çante kokën për thashethemnajat e të tjerëve se ajo për poetin përherë kishte mbetur Prill dhe pranverë, se vjeshta dhe dimri nuk binin kurrë mbi të. Ajo e ruante në veten e saj, sipas poetit, freskinë dhe bukurinë e përjetshme, prandaj nuk mund ta largonte kurrë nga mendja dhe jetonte me dashurinë që ndiente për te. Poeti kishte arsye që e dashuronte me një pasion të rrallë. Bukuria e saj kalonte çdo përmasë . Ajo ishte vetë dielli, vet drita. Edhe natën kur fikeshin dritat, ajo me bukurinë e saj ndriqonte edhe rrugët e errëta andej nga shkonte:
U fikën dritat
Dil pra shetitje,
Të bëhet qyteti me sy…
Por tani e dashura e tij ishte shëndërruar në “Kunadhe që nuk zihej në çark” Ishte mosha që kishte krijuar një hendek në mes tyre. Edhe e dashura e tij, tani e shiqon me keqardhe se si dashnori i saj i dikurshëm po plaket dhe i mungonte energjia e dikurshme:
Më vështroje sikur,jam ai atëherë
Kur ti derdhje flokët te dritarja
Kur unë dergjesha pas dere…
Pra kështu poeti e përshkruan paradoksin e kohës. Kur ishte i ri, i mungonte guxime dhe skuqej nga turpi, Tani që kishin shkuar vitet, i mungon forca dhe energjia. Këtë ndjenjë dhe këtë realitet të hidhur për te ja se si e përshkruan:
Ah,për pak harrova të të thosha
Ca gjëra, nëse nuk i tradhëton ti.
I tradhëton mosha…
Kështu poeti e ka shumë të vështirë të pajtohet me këtë realitet të hidhur që mosha po e privon prej asaj ndjenje të bukur të dashurisë për të cilën kishte ëndërruar tërë jetën. Ashtu sikurse Naimi që shprehej; “Dhe në vdeksha, ti mos qaj, vdekja ime s’të prishë punë, haj e zeza jetë haj”, poeti Dhimitër Miti e përmbyll me këto vargje që i len si testament të fundit për të dashurën e ti:
Mos vdis para meje
Do ta kem vështirë
Të më hedhin baltë të tjera…
Ai edhe në ato çaste don ta ndiej ledhatimin e duarve të saja të bukura duke i hedhur dheun e shkriftë mbi varrin e tij Në këtë mënyrë poeti lutet që e dashura e tij ta ruajë bukurinë dhe freskinë e të jetojë gjatë, por nuk kërkon që pas vdekjes së tij të vajtojë dhe të vuaj vazhdimisht për të.
Poeti Dhimitër Miti përmes kësaj përmbledhje poezish dhe me hajkun e tij të mrekullueshëm, të shkruara me pasion dhe me një stil të lartë poetik,hyn në rradhën e poetëve model të letërsisë shqipe.
Gjakovë, Prill 2020