Pse ne shqiptarët emrat e disa qyteteve me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore i përdorim ndryshe, sipas natyrës së gjuhëve të huaja, jo sipas natyrës së gjuhës shqipe?

Përderisa emrin e qytetit Aleksandri, të themeluar nga Aleksandri, Leka i Madh, e përdorim në këtë formë, pse qytetin e themeluar nga Konstandini i Madh e përdorim si Kontandinopojë (sipas gjuhëve sllave), ose Konstandinopolis (sipas gjuhës greke), e jo si Konstandini, që do të ishte emërtim më i drejtë sipas natyrës së gjuhës shqipe, pse jo edhe me emrin më të lashtë pellazg-ilir të këtij qyteti: Buzanë, që studiuesit e huaj e shtrembëruan në gjuhët e tyre, në Bizant (Byzantium)?

(23.IV.2020)