Partia Levizja e Legalitetit ngre shqetesimin e saj, në lidhje me ndryshimet që kërkohen të i bëhen sot kodit penal, nga nje parlament jo ligjitim.

Sot qytetarët shqiptarë, kanë më teper se kurdoherë nevojë për ndihme dhe mbeshtetje ekonomike, qetesi shpirterore dhe psikologjike dhe jo për urdhëra dhe masa ligjore ndeshkuese ekstreme.

Sejcili prej nesh duhet dhe është i ndërgjegjësuar te respektoj në maksimum rregullat e vendosura nga organet kompetente profesionale.

Prandaj këto masa që kërkohen të merren sot nëpërmjet këtyre ndryshimeve, janë thjeshtë pasqyrim i një mashorance autoritare që gjithçka kërkon ta vendos nepërmjet burgosjes, denimit dhe cënimit të të drejtave të njeriut.

Ky shfrytezim i situates së sotme pandemike, për të bërë këto ndryshime, verteton atë që eshtë thënë prej KM se “nuk keni parë gjë akoma”, verteton ate që kjo mazhorancë filloj qeverisjen me burgosje dhe kerkon ta mbajë pushtetin, e blerë, nëpermjet burgosjeve dhe dhunës psikologjike ndaj qytetarëve të saj.

Urojmë që disa deputeteve të mos të ju bllokojë zërin e tyre maska e vendosura prej Covid-19 dhe as presioni i ushtruar ne salle.
Larg totalitarizmit, larg prangave dhe burgosjeve në një shtet pluralist demokratik.