Aureliani lindi ne Iliri me 9 shtator 214. Vdiq ne Caenophurium, pas nje komploti te ushtareve te Gardes se Vet, ne shtator te vitit 275. Perandor nga viti 270 deri ne vitin 275.
Pas fatkeqesise se Valerianit dhe rruges se djallit qe mori Galiani,komuniteti yne filloi te rilinde me Klaudin II, por Aureliani ishte Ai qe solli fitoren ne te gjithe boten dhe e ktheu Perandorine ne gjendjen e mepareshme.
Historia Augusta, La Vita de Aurelian Beatificata XLI
Familja
Prinderit e Aurelianit kane mbetur te panjohur. Dihet vetem se i ati ishte fshatar dhe kishte sherbyer ne ushtrine romake. E ema ishte adhuruese e kultit te Diellit. Gruaja e Aurelianit quhej Ulpia Severina, vajze e senatorit Ul;pius Crinitus, i afert i perandorit Trajan. Aureliani pati lene nje vajze qe ne kohen e shkrimit te pare te biografise se Tij jetonte ende ne Rome, nderkohe i nipi Aurelianus, senator dhe Prokonsull i Cilicise, jetonte ende en Siçili.
Titujt perandorak
Imperator Caesar Lucius Domitius Aurelianus, Felicissime Augustus, Gothicus Maximus, Pontifex Maximus, Pater Patriae, Potestae Tribunicae (6 here), Consul (3 here), Proconsul.
Mbishkrimet kushtuar Aurelianit ne monedha
Deo et Dominus Nato (Zot dhe Sundues i lindur); Deus Aurelianus (Aureliani Zot); Sol Dominus Imperi Romani (Sunduesi i vetem i Perandorise Romake); Restvitor Exerciti (Rikthyesi i lavdise se ushtrise); Restvitor Pagator Orbis (Rikthyesi dhe Paqetuesi i Botes); Liberator Illivrici (Çliruesi i Ilirise); Virtvs Illivrici (Virtuti Ilir); Genivs Illivrici Panoniae (Gjenijte Iliir te Panonise).
Kane shkruar per Aurelianin
– Aureliani sundoi per nje kohe te shkurter, por qe shenoi kthese rrenjesore ne jeten e Perandorise.
– Perandori luftarak, me perfaqesuesi i ilireve.
– Njeriu i disiplines se hekurt qe bente jete te thjeshte dhe te ashper.
– Zhvilloi ceremonine e triumfit, me te madhen ne historine e Romes.
– Ne rrenojat e qytetit me emrin e tij Aurelianorum ndodhet Orleani i sotem ne France.
Portreti i Aurelianit
Historianet e pershkruajne Aurelianin me trup te madhe dhe energjik, me force dhe egersi marramendese, zemerim te paperballueshem dhe çiltersi te rralle. Ai shprehte inteligjence te madhe ne trajtimin e problemeve, ku patriotizmi i flakte i gjeneralit bashkohej me nuhatjen politike te burreshtetasit. Ushtaret te mahnitur nga bemat e Aurelianit ne lufte i thuren hymne qe kendoheshin gjate pushimeve. Ne njerin nga keto hymne thuhet: “Mille,mille occidit” (Mijera, mijera Ai ka vrare).
Por Perandori njeri ndryshonte shume prej Perandorit gjeneral. Gjate fushates kunder Palmyres, qyteti Tyane nuk pranoi ti hapte portat. Atehere Augusti urdheroi qe qyteti te merret me force dhe mos te lihet i gjalle asnje qen. Ushtaret e kuptuan urdherin si leje per te kaluar te gjithe banoret ne tehun e shpates. Kur filluan reprezaljet, Aureliani nderhyri perseri: “Ju kam thene te mos lejme asnje qen te gjalle, ti vrasim te gjithe qente dhe vetem ata”.
Femijeria e thjeshte e Aurelianit
Aureliani ishte djali i nje familje te thjeshte ilire. Babai i Tij kishte sherbyer ne ushtri, pa mundur te shprehte aftesi te veçanta.Ai u be administrator ne pronat e senatorit te pasur Aurelius. Me kete emer djali filloi ngjitjen e pandaleshme ne rangun shoqeror. E ema ishte adhuruese e kultit te Diellit dhe ndikoi
drejtperdrejt ne bindjet fetare te djalit te saj.
Perandori i ardhshem e filloi thjeshte karrieren ushtarake si te gjithe djemte ilir te kohes, per te ecur pa u ndalur deri ne maje te pushtetit.Ngjitja ne fron lidhet me aftesite e jashtezakoneshme luftarake te Tij. Martesa ne rrethin e nje familje perandorake duket se perben per Te nje fakt te thjeshte.
Ushtar, centurion, komandant kampi, Prefekt Legjioni, Gjeneral dhe deri Komandant i Gjeneraleve: kjo eshte rruga e gjate e Auerlianit. Ne vitin 242 nen perandorin Gordian ishte Tribun ne krye te nje kohorte kunder sarmanteve. Perandori ilir Deci i hapi porten e karrieres, duke e bere oficer te mesem dhe pastaj gjeneral, si dhe ambasador ne bisedimet me perset. Nen Valerianin u be Konsull, Komandant i legjionit Felix, pastaj Komandant i nje pjese te Kaloresise nen Galianin. Perandori ilir Klaudi II e emeroi Auditor Imperii (Princi i Dyte, nje funksion qe vinte i dyti ne rang pas Augustit).
Rikthyesi i lavdise se ushtrise dhe paqes se botes.
Restitvtor Exerciti, Restitvtor et Pagator Orbis, keta jane titujt qe shperhin realizimet aureliane. Ushtrise romake nen sundimin e Tij i’u kthye plotesiht e kaluara, lavdia, nderi dhe fuqia. Aureliani arriti te rimerrte te gjitha territoret qe Roma i pati humbur ne lufterat e fundit. Perveç kesaj Augusti shtypi pa meshire uzurpatoret dhe solli ne vend paqen qytetare, respektin per Perandorin dhe institucionet.
Ishte se bashku me perandorin para Tij, Klaudin II ne shtypjen e rebelimit te Aurelous. Me vdekjen e Klaudit II, Aureliani i shprehu publikisht ambiciet e Tij, duke deklaruar se ishte Ai i perzgjedhuri i Perandorit per ta pasuar ne fron. Megjithate Aureliani nuk u muar me çeshtjen e pushtetit dhe luftoi qe pushteti ti vinte vete. Vazhdoi luften ne front; shpartalloi gotet mbi Danub. Kjo fitore e entusiazmoi shume ushtrine, sa ajo me shume deshire e shpalli Perandor. Edhe pas kesaj nuk u kthye ne Rome, por vazhdoi luften. Ai donte fillimisht te realizonte deshiren e Perandorit Klaudi II, duke organizuar fushaten ne Reti. Ne fakt barbaret juthungi me te ndjere afrimin e ushtrise se Aurelianit u terhoqen per te shpetuar plaçkat e grabitura, por u rrethuan dhe u shpartalluan ne shtigjet e Alpeve. Rruga drejt Romes tashme ishte hapur. Aureliani vajti ne Rome dhe mori me entusiazem miratimin e Senatit. Vetem pak kohe qendroi ne Rome, se barbaret e kercenuan pareseri shtetin. Augusti u nis shpejt per ne front. Nderkohe vandalet kishin kapercyer Danubin. Perandori ne ate situate u kerkoi guvernatoreve te provincave ilire te Panonise se Siperme dhe te Poshteme ti çonin furnizime ushqimore dhe vete u ndesh me armiqte, duke korrur fitoren e radhes. Vandalet kerkuan paqe. Traktati i nenshkruar i kushtezonte qe roebrit vandale te sherbenin ne ushtrine romake. Peseqind rober qe nuk pranuan u ekzekutuan ne vend. Vandalet nuk e kishin kapercyer ende Danubin, kur erdhi lajmi per nje vale te re barbaresh: alemane, micromane dhe mbeturina te juthungeve. Aureliani vete shkoi ne Panoni, ku ra ne nje prite dhe per pak pesoi humbje. Fjale te liga qarkulluan ne Rome prej gojes se disa senatoreve. Gjenerali i madh ilir i mbijetoi me te keqes dhe i dermoi pjeset e ushtrise armike njeren pas tjetres. Por hyrja e dyte ne Rome nuk i ngjante triumfatorit, qe donte te madheronte fitoret, por e Perandorit te pergjegjshem qe e dinte se ende do ti mungonte Kryeqytetit, prandaj ndermori rrethimin e Romes me mur mbrojtes, me te madhin mur te ndertuar deri atehere. Muri ka gjatesi prej 19 km dhe lartesi 10 deri ne 19 metra. Komunikimi me jashte realizohej permes 18 portave njeshe, ose dyshe, mbi te cilat kishte kulla mbrojtese te pajisura me artilerine e rende.
Ne lufte me uzurpatoret
Epoka e Aurelianit nuk kaloi pa uzurpatore. Septimus ne Dalmaci, Domitianus ne Gali dhe njefare Urbanus u eleminuan pa lene gjurme, mbase pa nderhyrjen e drejtperdrejte te Perandorit. Ndryshe ishte puna me shtetet e medha te shkeputura: Perandorine Galo-Romane dhe Mbreterine e Palmyres. Ketu u desh forca e Aurelianit per te rivendosur situaten. Ne fillim Aureliani shkoi ne Palmyre. Ne rruge e siper shpartalloi bandat e plaçkitesve ne Trake dhe pastaj gotet ne Danub. Ne njeren nga keto beteja vritet komandanti armik Cannabaudes. Dy provincat e shkeputura me pare: Dacia Ripensis dhe Dacia Mediterranea iu rikthyen Perandorise. Fitoret gezuan mbare popullin. Senati ne shenje mirenjohje i dha Perandorit titullin; Gothicus Maximus (Me i madhi i goteve). Pastaj fushata vazhdoi kunder Mbreterise rebele te Palmyres. Ne beten e pare te zhvilluar ne Siri, ushtria e Aurelianit e dermoi ushtrine rebele te udhehequr prej Zabdus. Beteja e dyte u zhvillua ne rrafshnalten Eneosan dhe perfundoi si e para. Vete Zenobia u terhoq brenda Palmyres, per te zhvilluar lufte te gjate ne rrethim. Nderkohe mbreteresha rebele u kishte kerkuar ndihme perseve. Por qyteti ra shpejt pa ardhur forcat perse. Uzurpatoret dolen para gjykates. Zenobia, Mbreteresha e Palmyres, per te gjitha fajesoi keshilltarin e vet kryesor Cassius Longinus, qe u denua me vdekje. Kur Aureliani niset drejt Perendimit njoftohet se Governatori i Lindjes Marcellinos po shfaqte shenja te mosbindjes. Te njejten gje beri edhe Firmius ne Egjypt. ne keto kushte, Aureliani rikthehet ne Lindje shkarkoi nga funksionet Zenobien dhe detyroi Firmius te beje vetvrasje, por nuk ka te dhena se çfare beri me Marcellinus. Pasi mori kontrollin e plote te Lindjes, Aureliani niset per ne Perndim, drejt e ne Gali, perballe ushtrise rebele te Tetricus. Ne mes te betejes se zhvilluar ne Campa Cataluni Tetricus dezertoi duke kaluar vete ne anen e ushtrise se Aurelianit dhe atehere ushtria e tij e tradhetuar dorezohet.
Burreshtatas i shquar
Per Aurelianin krenaria e shtetit nuk duhet te ishte vetem ushtria.Perandoria duhet te ecte me te njejtin hap edhe ne ekonomi. Perballe kesaj sfide Aureliani ndermori reformen monetare. Ne vend te monedhave te vjetra u nxoren te reja prej ari dhe argjendi, nder to dhe mondedha Aurelianus. U rishikua edhe sistemi i taksave. Taksa te reja u vune mbi prodhimet e qelqit, lirit dhe artizanatit. U moren dhe masa te tjera si: kontrolli i çmimit te bukes, shperndarja e racionuar e vajit dhe e kripes. Masat dhane frutet e veta. Ekonomia u zhvillua me shume dhe u realizuan projekte te shumta, nder te cilat edhe muri i famshem me emrin e Perandorit qe rrethonte krejt Kryeqytetin.
Triumfi i Aurelianit
Shkaterirmi i Perandorise Galo-Romake dhe Mbreterise se Palmyres u perjetuan ne Rome si revansh per te gjitha peruljet qe kishte pesuar Perandoria me pare. Ne kulmin e euforise se pergjitheshme, Aureliani vendosi te organizoje ceremonine e fameshme te triumfit. Asnjehere ne historine e Romes nuk eshte organizuar nje ceremoni e tille. Festa u hap me parakalimin e dymije elefanteve te luftes dhe kater tigrave mbreteror. Karroca triumfale e Aurelianit, e konfiskuar mbretit got terhiqej nga kater elefante. Pas tyre parakaluan dyqind kafshe te llojeve me te ndryshem, te ardhura nga vendet me te largeta te botes dhe gjashteqind gladiatore. Ceremonine e nderuan ambasadoret e Etiopise, Arabise, Persise, Bachtrianes, Indise dhe Kines. U paraqiten nje numer i madh kurorash te arta dhurata te qyteteve te pushtuara. Parakaluan edhe shume rober: gote, vandale, sarmante, alemane, franke, gale, siriane dhe egjyptiane. Vemendja e publikut ishte perqendruar te roberit me te shquar: Perandori rebel Tetricus dhe mbreteresha rebele Zenobia. U organizuan shfaqje teatri, lojera, argetime dhe u shperndane dhurata neper tempuj. Vetem tempulli i Diellit grumbulloi 15 mije paund ar.
Ka ndodhur keshtu…
Ne vitin 274, Aureliani shtypi çrregullimet ne Lugdunum (Lioni i sotem) dhe çliroi edhe njehere Retine prej barbareve. Pastaj u nis ne Lindje, ku ushtria perandorake nen komanden e Parthinus luftonte per rifitimin e Mesopotamise. Ishte tetor 275. Aureliani e diktoi sekretarin e Tij me te afert ne nje mashtrim dhe e kercenoi se do ta ndeshkonte. Per te shpetuar nga zemerimi i Perandorit qe e njihte mire, sekretari u tha disa oficereve te larte te Gardes Imperiale se ai se bashku me ata ishin ne nje liste per tu ekzekutuar dhe siç shpresonte gjeneralet e moren kercenimin per te vertete. Nje gjeneral me emrin Mucapor e goditi ne befasi Aurelianin dhe e la te vdekur ne vend.