Musa Demi (1878-1971), ishte atdhetar shqiptar dhe shkrimtar. Ishte një nga luftëtarët kryesorë Zgjimi Kombëtar Shqiptar, krahinën e Çamërisë dhe në Shqipëri.

Ai burrë , s’pati prehje ,

Natë e ditë për Shqipëri ,

Ngjeshur koburen brez,

Futur dhe librat gji.

E kish lindur Çamëria ,

Atë trimin e pamatë ,

Musa Demin nga Filati ,

Degë lisi i Dematë.

Çamëria jonë martire ,

Ti je , një krahinë me fat,

Gurrë trimash dhe me penë,

Buroi ky fisi Demat.

Ligjëroi shqipen e nënës ,

Gjuhë bilbil vendet tona,

Penën, ti e bëre plumb,

Plumbat seç i bëre shkronja .

Ty hodhën edhe prangat ,

ato burgje kalaje ,

Ti këndoje këngën tënde ,

Nëpër libra, abetare,

Të prangosën duart, lidhur

Por kurrëb jo, shpirtin tënd,

Se plagë e mëmëdheut,

Për Shqipen ty Musa të dhëmb !

Ti i bënë nder historisë,

Në ballë të ka Shqipëria,

Prandaj kënga na buron,
O Musa Demi Çamëria.

 

(Ne foto : Luan Memishaj)