Personat e prekur nga koronavirusi në të gjithë botën i kanë kaluar 1 milion e 700 mijë, sipas përditësimit të “Johns Hopkins University”.

Numri i viktimave në të gjithë globin ka kaluar 104 mijë persona, ndërkohë që rastet në rritje të dukshme po shënojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Vetëm në SHBA rastet kanë kaluar 500 mijë persona, ndërsa në 24 orët e fundit numri i viktimave u shtua me 2100 persona.

Shkollat në qytetin e Nju Jorkut do të qëndrojnë të mbyllura dhe nuk do të happen deri në nisjen e vitit të ri akademik në shtator.