1.
Lart je ngjit, o Mjeshtri ynë, Ilir Buçpapaj
Atje ku mbrrijnë Orët, Zanat, Shqipet.
Atje ku lartnoje bjeshktar e me alpinistët.
Atje ku Alpet i marrin Diell e Hanë në gji,
Atje ku bora e bardh’ e pisha e gjelbër rinojnë n’përjetësi.
2.
Ç’janë këto lartësi që i matë me hapa e me sy,
Mbi Majën alpine të Pllanës,
Bash mbi Valbonën e kaltër, mbi t’bekuaren Dragobi.
Prej aty i sheh në vargavi’ Gjallicën e Korabin si lartësi.
Qytetin e Prizrenit – këtë mal me histori…
I sheh Alpet nga Shkëlzeni në Maje të Hekurave e Jezercë.
I sheh me liqene, lumenj, e tella…t’madhërishmet bjeshkë
Prej aty shihen Drini i Bardhë e Drini i Zi,
Dy lumenj në tre shtete, në truallin tand etnik,o Shqipëri.
3.
Atje luftonin me shigjeta e shpata ilirët dardan’.
Atje, Ilir Buçpapaj, Iliri i kohëve moderne,
I madhi mjeshtër kameraman,
Ka dy shekuj ngjitjeje Alpeve,
Tue iu sjellë: histori, kulturë, begati, bukuri në ekran.
4.
Dritëroi i madh, nga arat e Devollit,
Solli në Lidhjen e Shkrimtarëve,
Një trastë leshi ndënë gunë,
Një trastë me baltë…
Mjeshtri i ekranit, Ilir Buçpapaj,
I sjellë në Tiranë, në Televizionin Shqiptar:
Alpet maje lartë…
Tiranë, 10 tetor 2015