I dashur Skender Asani, që m’u bëre vëlla me ideale e përpjekje të parreshtura për një progres më të madh të shoqërisë sonë shqiptare në përgjithsëi, kudo që ndodhet ajo, urimet e mia më të ngrohta për ditëlindjen tënde dhe jetosh i rrethuar me dashuri e rrespekt nga të gjithë ata që të njohin e që nuk të njohin.
Fillimisht na bashkoi Hasan Prishtina dhe të gjitha projekte tona të përbashkëta që lidhen me këtë kolos të madh të kombit tonë. Pastaj gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët dhjetëvjeçar, shumë nga përvojat tona të dyanshme gjetën forma e mënyra të kanalizohen e kristalizohen në formë projektesh e idesh, të cilat u jetësuan vetëm në saje të përkushtimit tëndë plotësisht shkencor e kombëtar.

Sot kur ti e ke ditëlindjen, unë mburrem që të kam mik, sepse vetëm tek ti kam hasur një shpirt fisnik që peshën e fjalës së thënë dhe të dhënë e trajton si çështjen më të shtrenjtë dhe kjo miku im bujar të bën shumë të dashur për të gjithë ata që të njohin.
Vëllau im Skender Asani sot unë e kam vendin të jem afër teje që ta festojmë këtë ditë të veçantë të jetës tënde, por rrethanat na e pamundësuan këtë. Megjithatë dëshira ime për të qenë shpirtërisht me ty edhe nga distanca, nuk zbehet. Fundja, unë e di se njerëzit nuk ka nevojë domosdoshmërisht të jen gjithmonë afër fizikisht, sepse afërsia më tepër është e karakterit shpirtëror e njerëzor, se sa fizik.
Në emër të kësaj afërsie dhe miqësie të kristalt, unë edhe njëherë të uroj miku im i shtrenjtë Skender Asani, të kesh jetë të shëndetshme dhe gjithsesi plane e projekte të cilat do ta lartësonin edhe më tepër figurën tënde prej studjuesi e njeriu e bashkë me këtë edhe të shoqërisë sonë të madhe shqiptare.

Gëzuar!

Mehmet Prishtina

Prishtinë, 7 prill 2020