Nga Vasil Dardha

Situata e pazakontë me të cilën përballet vendi, si pasojë e përhapjes së virusin Corona ka bërë që veç kufizimit të lëvizjes duke qëndruar në shtëpi dhe lutjes në Zot që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt, qytetarët të kenë sytë më shumë se asnjëherë tjetër drejt bluzave të bardha.
Luten që ato të bëjnë më të mirën, luten që virusi të mos i prekë sepse do të binte e vetmja mburojë për mbrotjen e shëndetit të tyre. E në këto ditë të vështira, bulzat e bardha janë në vijën e zjarrit. Janë ato që po përballen hapur me pandeminë, janë 24 orë në shërbim të qytetarëve për të bërë më të mirën për ta, për t’i kuruar dhe shëruar, deri tek ndërhyrja kirurgjikale ne rast nevoje.
Për vet kulturën e magut shëndetësore që kemi, një pjesë të mirë të qytetarëve iu është dashur të trokasin në dyert e spitaleve dhe njohin nga afër mjekët, të cilët me profesionalzimin dhe përkushtimin e tyre human iu kanë shërbyer mësë miri, pavarësisht vështirësisë me të cilën përballet sistemi dhe mosvlerësimit të tyre sa duhet thuajse në 20 vitet e tranzicionit. Kjo tashmë duhet pranuar. E ndërsa në spitalin Infektiv një grup mjekësh përpiqen të trajtojnë sa më mirë të prekurit nga Koronavirusi, në spitalin tjetër , tek “Shefqet Ndroqi” i njejti realitet është dhe gatishmëria është e lartë në ndihmë të të prekurëve.
Mjekët me një karrierë mbresëlënëse në sistemin e mjekësisë janë gati për çdo ndërhyrje në nevojshme për të dhënë më të mirën ne profesionin e tyre dhe shpëtuar jetë njerëzish.
E konkretisht; në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Katantina nr.2 anti-Covid 19 është bërë ndërhyrja e parë kirurgjikale nga doktor Ylber Vatën, Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Abdominale i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë.

“Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente e një vajzë e re nga Lezha e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku” – thuhet ne njoftimin e MSH.

Lidhja doktor-pacient dhe respekti për Dr.Vaten në jetën përditshme/
Doktor Ylber Vata gëzon maksimalisht respektin jo vetëm të atyre që iu ka shërbyer, por të cdo kujt që e ka njohur apo ka dëgjuar për humanizmin e tij. Me një karrierë mbresëlënëse 32 vjecare, doktor Vata i është gjendur sa më pranë qytetarëve iu ka shërbyer atyre më përkushtim maksimal dhe shumë jetë janë shpëtuar fal profesionalizmit të tij. Nga të gjithë njihet një person shumë komunikues jo vetëm si mjek, por dhe përditshmërinë e tij ka tendencën ti gjendet çdokujt që ka nevojë dhe ai ka mundësi të gjendet. Vetëm urime dhe bekime dëgjon nga të gjithë ata që kanë kaluar përmes bisturisë, duarva të arta të doktor Ylber Vatës. Menjeherë pas diplomimit dy vite para rënies së sistemit komunist, Ylber Vata do të niste punë në vendlindje ku do të shërbente fillimisht si mjek i përgjithshëm e më pas mjek kirurg për shumë vite. Nga bashkëqytetarët e tij ka vetëm falenderime dhe mirënjohje për gjithcfarë ka dhënë nga mendja dhe duart e tij. E sigurisht, doktor Vata këtë ngrohtësi të bashkëqytetarëve të tij e ndjen cdo ditë dhe në kryeqytet ku një pjesë e madhe e tyre janë vendosur me banim pas vitit 1990.

Kjo nostalgiji, dashuria për profesionin dhe dëshira për tu shërbyer sërish kuksianëve bëri që Dr.Vata t’i përgjigjen thirrjes së Ministrisë së Shendetësisë para 2 vitesh që të rikthehej në Kukës. Atje u akomodua në një nga hotelet e qytetit, ku kishte dhe nostaligjinë e fëmijërisë, rinisë dhe karrierës.
Ylber Vata la përkohësisht në vitin 2018 Tiranën dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” për tu shërbyer bashkëpatriotëve të tij kuksianë. / Startnews.al /

Kush është doktor Ylber Vata

Lindur me 16.02.1964 Surroj, Kukës

Arsimimi:

Përfundimi i Universitetit të Mjekësisë , Tirane në vitin 1988

Përfundim i Specializimit të Kirurgjisë së Përgjithshme, Tiranë në 1993

Mbrojtje e Doktoraturës në vitin 2013

Ka nje sërë kualifikimesh brenda dhe jashte vendit.

Puna:

1988-1991 Mjek i Përgjithshem ne Kukës

1994-1997 Kirurg i Përgjithshëm pranë Spitalit Rajonal të Kukësit, Shef i Kirurgjisë, Zv. Drejtor Spitali (deri 1997)

1997-2001 Shef Kirurgjie, Kirurg i Përgjithshëm

2001-2004 – Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës

2005-2009 – Drejtor i Spitalit Rajonal të Kukësit, Shef Kirurgjie

2009-2013 – Drejtor i Qendrës Spitalore të Burgjeve Tiranë dhe kirurg i atashuar pranë Klinikës 3 QSUT

2013-2020 – Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Abdominale i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë