Presidenti PAD-it (SDA) të Sanxhakut Sulejman Uglanin deklaroi se “efektet anësore” të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë koronavirusit janë, para së gjithash, të një natyre ekonomike, ato vijnë dhe paraqesin kërcënim objektiv për qytetarët e Sanxhakut.
Ai e porositi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se duhet dashur të bëjë përpjekje që gjat gjendjes së jashtëzakonshme ta kthej besimin e qytetarët të Sanxhakut tek shteti..
Në një intervistë për SNews, Uglanin përkujton se PAD-it (SDA) i Sanxhakut ishte i ftuar dhe mori pjesë në takimin e partive parlamentare me presidentin e Serbisë më 17 mars 2020 në Beograd në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtyrjen e zgjedhjeve, duke theksuar se Vuçiq e shfrytëzoi këtë mundësi për të kërcënuar boshnjakët dhe përfaqësuesit e tyre.
“Do të ishte mirë që presidenti i Serbisë (Aleksandar Vuçiq) të kërkonte shpjegim, të ulemi dhe të gjejmë mënyrën për t’ua kthyer besimin e humbur të boshnjakëve, në të vërtetë atë ndjenjën e mosbesimit dhe frikën nga ana e organeve shtetërore serbe. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, “tha Uglanin.
Konstatimi “nëse kjo do të nënkuptohet integrimin e boshnjakëve ndaj shtetit”, Uglanin nënvizon se “shumë shpejt do të vijnë disa njerëz të cilët tash janë të rinj dhe të cilët nuk pyeten , por do të pyeten shumë shpejt, dhe ata do ta bëjnë atë”.
– Ftesë për serbët të ndershëm
Lideri i PAD-it (SDA) të Sanxhakut theksoi se “koronavirusi do të jetë dhe do të kaloj por se armiku i vazhdueshëm dhe I përhershëm i boshnjakëve është një nacionalizmi serbomadh i cili boshnjakët në Sanxhak i konsideron të racës së ulët”, dhe u bëri thirrje ” serbëve të ndershëm” që të bëjnë diçka kundër kësaj çështje.
“U bëj thirrje serbëve të ndershëm, intelektualëve, të rinjve të bëjnë diçka në lidhje me të dhe të japin një grimcë shprese, drite, që të ketë shpresë, për një harmoni shumëkombëshe këtu, në këtë mjedis ende të rrethuar nga serbomdhenjtë. Siç ka qenë gjithmonë, në mesin e serbëve ka njerëz të ndershëm, veçanërisht në mesin e të rinjve të cilët ende nuk e kanë përlyer fytyrën, nderin dhe duart me krime ndaj boshnjakëve, “tha Uglanin.
Ai përsëriti qëndrimin që kemi ndaj një situatë shumë të pa lakmueshme që kreu i shtetit përfaqëson vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit që sundon edhe sot.
Siç shton komuniteti ndërkombëtar nuk ndëshkoi krimet dhe as kjo udhëheqje e shtetit nuk filloi procedurat e lustracionit për krimet e gjenocidit dhe krimet në Shtrpc, Severin, Kukuroviq e të tjera.
“Gjithçka që nuk ndëshkohet ekziston mundësia të ndodhë përsëri. Ata njerëz që janë sot në pushtet s kanë përjetuar sukses politik pas krimeve për të cilat janë fajtorë, si në Sanxhak, në Kosovë dhe në tërë Bosnjën. Këta njerëz, për sa kohë që të jenë në pushtet, ushtria serbe, policia serbe, sigurimi shtetëror serb, përfaqëson për boshnjakët kërcënim objektiv të forcave të armatosura, kështu ne n si boshnjakë, i përjetojmë ata, ” tha lideri i PAD-it (SDA) për Sanxhak.
– Qëllimi i qeverisë serbe është të përçajë boshnjakët
Duke komentuar lëvizjet e autoriteteve qendrore nga Beogradi drejt boshnjakëve të Sanxhakut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe ngjarjet që lidhen me mësimin në gjuhën e tyre amtare boshnjake dhe emërimi i organeve të përkohshme menaxhere, dhe këshillit të shkollës në Shkollën Fillore Avdo Megjedoviq, Uglanin e karakterizoj si qëllim të Qeverisë, që përmes Mladen Sharçeviqit, të futë përçarje në mes boshnjakëve në Sanxhak, sepse kjo filloi dhe ndodhi para se të vendoset gjendja e jashtëzakonshme.
Sipas tij, “qëllimi i ideologëve serbomëdhenjë është të tregojnë se boshnjakët janë një racë e ulët, të vendosin përçarje mes tyre, dhe se asnjë Boshnjak mos të ketë legjitimiteti dhe legalitet të kërkojë çfarëdo qoftë për Boshnjakët.”
“janë mashtruar. Këshilli Kombëtar Boshnjak ka legjitimitet absolut të bazuar në zgjedhjet e fundit “, porositë Uglanin, duke theksuar se do të mbështesë anëtarët e organeve të shkollës fillore të Avdo Medjedevic të zgjedhur legalisht , në luftë të drejtë, dhe se në ditën kur gjykata të jep verdiktin e saj, do të jetë turp për të gjithë ata që së bashku me Sharçeviqin punuan për të shkatërruar dinjitetin boshnjak njerëzor dhe kombëtar.
Duke folur për gjendjen e jashtëzakonshme, Uglanin shprehu dëshirën e tij për zhdukjen e shkaqeve për të cialt është vendosur por ai sensi i përbashkët kërkon që ta marrim situatën seriozisht dhe të respektojmë vendimet e Qeverisë.
Ai tërheqë vërejtjen dhe paralajmëron se qytetarët e Sanxhakut po shpenzojnë kursimet e tyre të fundit të parave duke blerë ushqim ose furnizime të fundit të tyre me ushqimi, duke mos fituar asgjë.
“Ne themi se është më mirë ta parandalojmë sesa ta kurojmë, por i njëjti sens i zakonshëm na thotë se nëse vazhdon kështu, ne do të vdesim nga uria sepse ekonomia është zhdukur. Nëse marrim kredi nga Banka Botërore, ne do të bëhemi një vend nen kolonial dhe do të bëhemi, Zoti na ruajt, të mjerë. Ne duhet të mendojmë një hap më tej, situata është siç është, ne duhet të angazhojmë shkencën, “tha ai.
Për boshnjakët, koronavirusi përfundon Uglanin, është ende i panjohur, efektet e vdekjes së të cilit nuk dihen, por kujton se një ideologji serbomadhe vrau në fillim të korrikut 1995, për pesë ditë 8372 boshnjakë në një Srebrenicë të vogël.
“Këto të dhëna flasin se janë më shumë sesa virusi që mori jetë njerëzore në shtetet më të mëdha të botës. Për ne boshnjakët në Sanxhak rreziku i vetëm objektiv është ideologjia serbomadhe, e cila shkatërron gjithçka para nesh dhe kërcënon të shfarosë të gjithë boshnjakët, ky është problem për ne.
Kurora ishte dhe do të kalojë, por kjo ideologji serbomadhe nga viti 1918 e mban të gjithë Sanxhakun nën okupim, me pëlqimin e heshtur të ish Lidhjes së Kombeve, tani BE ”, tha Uglanin, duke shprehur shpresën e tij që një Bruksel zyrtar, përmes Parlamentit Evropian, të krijonte një Komitet Evropian për Sanxhak, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës caktojnë një të dërguar të posaçëm për Sanxhakun në mënyrë që vetëm përmes ndërhyrjes ndërkombëtare të zgjidhet problemet, ndërsa Statusi Special do të ishte çelësi i të gjitha mosmarrëveshjeve territoriale dhe politike midis popujve dhe shteteve në Ballkan.
Gjatë një interviste ekskluzive, të regjistruar në shtëpinë e Uglanin, kryesisht për respektimin e masave të jashtëzakonshme, konkludon se çdo fatkeqësi me vete sjell përfitime të caktuara dhe se ora policore , ndalimi i daljes dhe atmosfera pandemie janë një mundësi e mirë që njerëzit t’i kthehen familjeve të tyre, vetë vetës, mandej të shohim pozicionin dhe statusin objektiv në familje.
“Siç tha një mik i yni, qe ka një javë që jetoj me familjen time, u njoha dhe pashë që ata ishin disa njerëz të mirë. Prandaj, ka rrethana të reja, “tha Uglanin, duke dëshiruar që sa më shpejt që të pushojë gjendja e jashtëzakonshme, do të ketë më pak dëme për të gjithë qytetarët.
SNews transmetoi tërë intervistën me liderin Uglanin, përfshirë videon, të dielën më 5 Prill.
/Ismet Azizi/