Betejë gardistesh revolucionarë
Nga QAZIM SELIMAJ
Gardistet e revolucionit, kjo race biologjike e urrejtjes këto ditë gjeten rastin ti përvishen njeri tjetrit pa mëshire . E për ta bere ketë u duhej objekti.
Për fat të keq tabelë qitje u bë grupi i mjekeve dhe infermiereve që shkuan në frontin e betejës kundër COVID-19-tes në Itali. Pala që sulmoi mori në shenjë një infermier, i cili sipas saj nuk paska as arsimin dhe as përvojën.
E gjitha kjo për të gjetur një provë me qëllim për t’ju kundërvënë agjitpropit të pushtetit. Kjo e papranueshme.
Nga ana tjetër agjitpropi dhe gardianet e pushtetit u sulen me te gjitha mjetet duke ngritur në spikamë humanizmin dhe sjelljen jo njerëzore të gardistëve të sulmit. E gjithë beteja e tyre ndërtohet në funksion të gjenialitetit dhe kreativitetit të “Babës së Kombit” cili me mënduri diti të nxjerrë ne pah vlerat tona humane duke i dhënë një mësim të vyer perëndimit. Dhe kujt?. SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë……. Heej jo me larg se dy muaj shtrimë dorën e lypësit. Këto shtete me bujari dhe humanizëm na dhëne me qindra milion dollarë për të mos na lëne të zhytemi në gropën e zezë të tërmetit.
Po, a është e drejtë të merrem me personelin tone mjekësor me mision humanitar ne Itali?. Sigurisht jo. Ata janë vëllezërit dhe motrat tona të cilat janë futur në vijën e parë të luftës duke pranuar riskun edhe për jetën. Nuk ka aspak rendësi nëse atje janë si humanistë apo për qëllime të tjera. Nuk është nderin e askujt të gjejë motivin e shkuarjes. Jo. Ne duhet të jemi në krah të tyre pa as me te voglin dyshim.
Agjitpropasit këta gardian të së keqes, duhet të heqin dorë nga përdorimi i çdo akti human si veçori e cilitdo përfshi Kryeministrin/ Presidentin apo edhe për të shpallur epërsinë humane që kemi mbi shtete e popujt të tjerë. Për çdo mendje normale dhe të ftohtë kjo është sjellje infantile. Nuk ka nevojë për tam – tame.
Po ju sjell një shembull:
Në vitin 1966 kooperativat bujqësorë të Jugut dhe Shqipërisë ju dhuruan Veriut të Shqipërisë një sasi bagëti të imta (dhenë) më qellim për të rritur numrin e krerëve. Kjo iniciative bujare u shoqërua me propagandë masive në të gjithë nivelet e pushtetit dhe propagandës të kohës. Asaj ju kushtua edhe një këngë labe e cila si refren kishte fjalët Dame e Dame e Dame. Transmetohej dy deri ne tre here ne ditë nga radio Tirana. Një ditë prej ditësh shkon Mehmet Shehu ne Shkodër – atë botë Kryeministër i vendit. Ne agjende kishte takim edhe me artistet. Takimi realizohet në teatrin e Shkodres me pjesëmarrës artistë të teatrit, estradës dhe krijues të lemive të ndryshme (Shkodra kishte dhe ka me bollëk). Pasi u flet për artin e realizmit socialist, i pyet nëse kishin pyetje?. Jo i thotë njeri por një problem e kemi: Ka dy ditë që nuk po transmetohet vetëm një herë ditë kënga labe Dhamë e Dhamë e Dhamë, ju lutem a mund të ndërhyni të jepet dy tri në tre herë në ditë për të na kujtuar borshin s ene jemi xhins i keq dhe harrojmë. Thuhet se: Që nga ajo ditë ajo kënge u hoq nga repertori i radios.
Pra, edhe propaganda komuniste kishte arsye dhe dinte të vendoste kufi kur kalonte caku i etikes.
Ndaleni të nderuar gardianë të së keqes refrenin e këngës dhamë e dhamë e dhamë, ndryshe do ti fyejmë ata qe çuam ne vijën e pare por edhe ata qe i ndihmuam . Kjo është e njerëzore. Lejeni propagandën për me vonë kur te dalim nga ngujimi.
Tirane, 01.04.2020