Nga Ogerta MANASTARLIU – Ministre e Shendetesise
Ekipet tona mjekësore jane në lartësinë e detyrës.
Sot realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re, e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.
Hapet sot spitali i COVID 2, spitali “Shefqet Ndroqi”, për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid – 19.
Tirane, 28 mars 2020.