Uswitch, një kompani me seli në Angli, ka bërë një klasifikim të aplikacioneve më të rrezikshme për shëndetin e telefonit

 

Disa aplikacione konsumojnë më shumë energji se të tjerat. Çështja është të dini se cilat janë këto aplikacione që e vënë në vështirësi baterinë e smartphone çdo ditë. Për këtë ju vjen në ndihmë një kërkim në faqen Uswitch, që ka bërë një klasifikim të aplikacioneve që konsumojnë më shumë baterinë e telefonit.

Po flasim për Facebook, WhatsApp, Gmail, Chrome, YouTube, aplikacione të cilat përdoren çdo ditë nga miliarda njerëz dhe për fat të keq, kërkojnë dhe një sforco të madhe nga bateria e telefonit. Eliminimi i tyre nuk është i mundur, por ka disa mënyra alternative që ju lejojnë të kurseni bateri dhe të arrini deri në fund të ditës, pa shumë probleme, si për shembull të aksesoni Facebook apo Messenger nga një browser dhe jo direkt nga aplikacioni.

 

Aplikacionet që konsumojnë më shumë energji

Google dhe Facebook dominojnë klasifikimin e 10 aplikacioneve që konsumojnë më shumë energji. Pesë aplikacione janë në pronësi të kolosit të Mountain View – Gmail, Google, Google Chrome, Waze e YouTube, ndërsa të tjerat, i përkasin Facebook – Facebook, Facebook Messenger e WhatsApp. Vetëm dy aplikacione nuk u përkasin këtyre dy gjigantëve: Uber dhe Amazon Alexa.  Nga pozicioni 11 deri në të 20-in përfshihen aplikacione shumë të njohura dhe të përdorura: Instagram (11), Telegram (12), Twitter (13) ndjekur nga Tik Tok dhe Amazon Shopping. Për klasifikimin e plotë të 50 aplikacioneve që konsumojnë më shumë baterinë klikoni në: https://www.uswitch.com/mobiles/drain-nation/

 

Këshilla nga Uswitch

-Mos e karikoni 100%

-Çaktivizoni Wi-Fi dhe Bluetooth kur nuk i keni të nevojshëm

-Përdorni për karikim një powerbank

-Aktivizoni opsionin e kursimit të baterisë

-Çaktivizoni GPS kur nuk ju duhet

-Reduktoni ndriçimin e ekranit

-Shkarkoni një aplikacion të përshtatshëm për përmirësimin e kursimit të baterisë