Midis këtyre dy opsioneve ndodhet opinioni për pandeminë Covid-19.
Pjesa e madhe e komentuesve, profesionistë, shkencëtare, etj e konsiderojnë EPIDEMI edhe pse me pasojat e një lufte të vërtetë.
Të tjerë, jo të pakët, e konsiderojnë LUFTE, për arritjen e synimeve të caktuara ekonomike, financiare a gjeopolitike, jo me mjete luftarake por me mjete alternative. Me viruse.
Në mbështetje të këtij opsioni në tregun mediatik janë hedhur një sërë teorishë konspirative.
Sipas disave virusin e ka hedhur Kina, në kuadër të konkurrencës me SHBA dhe aktorë të tjerë botërorë.Flasin për buzëqeshjen tinzare të Ji Xipingut, ndërsa shihte të binin bursat e aksioneve perendimore në Kinë, te cilat kur arritën dyshemenë i bleu. Flasin për faktin se Kina e kaloi “stopimin” ekonomik dhe, kur të tjerët janë stopuar, ajo po merr lidershipin ekonomik botëror.
Ka që thonë se virusin e hodhën SHBA, ne lojrat ushtarake në Uhan, për të ndaluar sfidën që po i bënte Kina.
Dikush thotë mund të ketë dorë Rusia. Nisen nga fakti se, deri tani, nuk ka pasoja.
Të tjerë flasin për qarqe masoniste, maltusiane, që duan të pakësojnë popullsinë e globit. Apo për koncerne farmaceutike që duan të fitojnë miliarda.
Mund e mos mund të jetë kështu. Nuk kam argumente shterruese të futem në këtë debat. Unë më shumë, e konsideroj EPIDEMI, e shkaktuar nga një lloj virusi i panjohur deri tani.
Them kështu, sepse, sa kemi lexuar
nga tekste të historisë dimë se epidemitë janë fenomene që kanë ekzistuar bashkë me njeriun. Kanë ekzistuar edhe në kohët kur nuk kishte laboratorë modernë për të krijuar viruse, si ka në shekullin e 20 e më pas, ku janë eksperimentuar armët kimike, bakteriologjike.
Disa shënime të nxjerra shpejt e shpejt nga Wikipedia.
4 apo 5 mijë vjet para E.R në Egjipt ka patur epidemi të tilla. Në dhjatën e vjetër flitet për murtajën 65 herë dhe për epideminë 45 herë.
Në vitin 441 para E.R, në luftën mes Athinës e Spartës flitet për një epidemi që shkaktoi vdekjen e 100 mijë athinasve.
Në vitin 165 të E.R, në perandorinë romake ka patur një epidemi me pasoja shumë të rënda.
Në vitet 1347-1353 në Europë është shfaqur epidemia e quajtur “vdekja e zezë” , pandemia e parë, e cila shkaktoi 20-30 milion të vdekur.
Në shekullin e 14, në Europë është shfaqur “pandemia e dytë” me 125 milion të vdekur (? më duket shumë).
Në vitin 1800 një epidemi e rëndë u mori jetën 600 mijë njerëzve në Rusi, Austrohungari, Angli, Afrikënveriore.
Në shekujt 19 dhe 20 janë rregjistruar 7 pandemi me mbi 50 milion të vdekur.
Këto, kryesisht në Europe dhe Mesdhe. Epidemi ka patur edhe në rajone të tjera të globit.
Ndërsa nga pasojat që ka sjellë pandemia Covid-19, bllokoi, izoloi ( deri dje mbi një miliard njerëz), ndërpreu aktivitetin ekonomik në shumicën e vendeve të zhvilluara, mund të barazohet me efektet e një lufte botërore me armatim e teknologji moderne.
Në këtë kuptim bashkohem me shumë komentues, edhe ushtarakë, të cilët thonë se pas kësaj pandemie duhet të ketë domosdo revizionime mbi kuptimin, përmbajtjen, zhvillimin e luftës mes paleve dhe politikave të mbrojtjes. Edhe te ne.
Sigurisht, nuk mund ta mendojmë me tej luftën vetëm si ndeshje me armë e teknikë luftarake. Lufta u bëka edhe pa to, edhe me viruse. Përvoja e viteve të fundit e vërteton plotësisht këtë. Veç ushtrive, armëve, teknikës moderne ka edhe alternativa të tjera.
Ndër to do veçoja.
a. Terrorizmi ( Alkaeda, ISIS,etj)
b. Refugjatet ( Çfarë i ndodhi Europës me refugjatët. U pushtua pa pushkë, topa, tanke, aeroplane , rakera, luftëanije, vetëm me varganë qindramijë të rinjë, pleq e fëmijë, “armatosur” vetëm me kartën e të drejtave të njeriut dhe kartën e solidarit njerëzor.
c. Lufta bakteriologjike. ( ebola, sarsi, coronavirusi, etj). Të tillë viruse tani prodhohen në laboratore.
Covid-19 duhet të na shërbejë për ta bërë këtë revizionim. Ta bëjmë duke u nisur nga:
Pasojat që solli
Çfarë kishim gati
Çfarë nuk kishim gati
Dhe….çfarë duhet të rregullojmë.
Për këtë duhet të punojnë institucione e profesionistë të kualifikuar. Eshtë punë post Covid-19.
Tani duhet të fitojmë mbi të. Kjo është detyra e ditës.