Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, u shpreh i bindur të shtunën se ish ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, “do të bëj një punë të shkëlqyeshme si përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi”.
Emërimi i zotit Lajçak në këtë post ende nuk është bërë zyrtar, ndonëse tashmë ka një pajtim që i të jetë përfaqësues i posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor dhe emërimi formal mund të pritet gjatë javës së ardhshme.
Pas njoftimeve për një pajtim të tillë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e përgëzoi zotin Lajcak “për vendin e mirë të punës. Por, misioni i tij është i prirë të dështojë, sepse ai ka punuar që Sllovakia të mos e njohë Kosovën si dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, shkroi presidenti Thaçi.
EU officially appointed a Special Envoy on the dialogue between Kosovo & Serbia. I congratulate him for the nice job he got. But his new mission is designed to fail due to his record to stop Slovakia to recognize Kosovo & the vote against Kosovo’s seat in UNESCO.
Duke reaguar ndaj postimit të presidentit Thaçi, zëdhënësi i zotit Borrell, Peter Stano u shpreh “i befasuar me një njoftim të tillë të pasaktë. Procedurat brenda BE-së janë në zhvillim e sipër, nuk ka vendim dhe nuk është shpallur asnjë emërim…”, shkroi ai.
Surprised to see such inaccurate & factually incorrect statement, procedures within the EU are ongoing,no decision was taken, no appointment made nor announced,once the process is completed, we will announce officially @MFAKOSOVO https://twitter.com/hashimthacirks/status/1241053184438697993 …
Hashim Thaçi✔@HashimThaciRKS
EU officially appointed a Special Envoy on the dialogue between Kosovo & Serbia. I congratulate him for the nice job he got. But his new mission is designed to fail due to his record to stop Slovakia to recognize Kosovo & the vote against Kosovo’s seat in UNESCO.
Por, të shtunën zoti Borrell shkroi se zoti Lajçak “është një politikan i respektuar dhe me përvojë, i cili gëzon besim të plotë gjithandej Bashkimit Evropian. Jam i sigurt se ai do të bëj një punë të shkëlqyeshme si Përfaqësues i Posaçëm i Bashkimit Evropian për të rifilluar bisedimet Beograd – Prishtinë”, shkroi ai.
.@MiroslavLajcak is a very respected politician and experienced diplomat, who enjoys full trust throughout the EU. I am sure he will be doing an excellent job as EU Special Representative, helping to relaunch the Belgrade – Pristina dialogue
Që nga nëntori i vitit 2018, kur Kosova vendosi tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, Beogradi pezulloi pjesëmarrjen në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Fillimi i këtij viti shënoi një periudhë të re përpjekjesh më të përqendruara amerikane në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, siguroi marrëveshje ndërmjet palëve për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostrada.
Duke u ndjerë i lënë anash, Bashkimi Evropian u vu në përpjekje që të sigurohet se do të luajë rolin e tij në proces dhe së këndejmi u hodh ideja për një përfaqësues të posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor sipas modelit amerikan.
Thaçi: BE-ja me premtime boshe
Emërimi i zotit Lajçak, ishte parë me rezerva nga një pjesë e vendeve të BE-së dhe në Kosovë, meqë vendi i tij është një nga pesë vendet evropiane që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Edhe shefi i tij i ardhshëm, zoti Borrell vjen nga Spanja, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall më shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, ndërsa kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia. (b.a.)