Prej Shqypnie nanë jam nisë,
n`Therandë, n`Mitrovicë,
prej Tirane e në Prishtinë,
shalu gjogun n`Pranverë t`ngritë..

Qysh Albin, po qysh Isa,
nji pykë druni u ka nda,
me perdorë sakicën, kmesën
nji fjalë goje me thy besën!!

Jeni prijsa, a jeni femi,
qysh po luani torovi,
torovi në kohë kolere,
anmikun kini mbas dere..

Mos bre burra, kqyrni moti,
keni gjak prej Kastrioti,
keni besë burrni shqiptari,
frymë Rugove e Jashari..

Qysh Albini, si nuk njeh tuten,
po ministri nuk asht kukull,
tha një fjalë, nji mendim,
brof ti del në dy luftim..

Thirrni mendjes n`besë të zotit,
luhet andrra, fati i kombit,
pleqnoni, si burrat motit,
si te Bacë Sules e Mic Sokolit..

Qe ministrat drejt s`po m`rrijnë,
tash po e prishi qeverinë,
n`gaz e festë po ve Serbinë,
thellë në brenga nanë Shqypninë!

Keni burra, profesorë,
keni urtar edhe pleqnor,
pyesini trimat, mendimtar,
mos beni si femijë n`pazar.

IS O ALB, he tungatjeta,
zeni mesim nga Anton Qeta,
Kombit i dha leksion te urte,
bustin ia keni fsheh në skutë…

Mbi nji un`e kerr parti,
asht Kosovë, asht Shqipni,
ash e ardhmja në liri,
boll u derdh gjak Dri e m`Dri..

Prej Shqypnie u nisa mbramë,
për Prishtinë, për Therandë,
Albin, kultin nji anë me e lanë,
ke mbi supe barrë te randë..

Ke detyrë me nderue veten,
Kosoves me ia gezu jetën,
Botes me i thanë të verteten,
Kombit-bashkim, token qiellin!