E pra, atje do të shkojmë,

Atje…, të gjithë,

Të gjithë, zotrinj e shokë.

…Shakull, shtrirë për tokë.

 

…!

Kur shoh luftën ,

Luftën mesveti të minorancës,

Të minorancës në të gjallë…!

 

Po atje, atje te mazhoranca,

Ku janë qindra-fish breza,

Ç’ka do të bajmë vallë?

 

Kur s’po na zë toka,

Toka e Zotit me gjithë qiell,

 Në burgun-pus do jemi mirë?

 

 Kjo vjershë e  imja,

 Shumë kujt ia bën sytë terr,

…Edhe atje parashikoj: -Tmerr!

 

Bani gajret burra e gra,

Jemi udhetarë, veç musafirë,

Zot-shtëpia…, buzeqeshë e kqyrë.

 

Do të na thonë gjysh-stër-gjyshërit e mirë:

-Nga po na vini o nip-stër-nipa,

O Ufo… në këtë Hapsirë?

 

…!

E pra, atje do të shkojmë,

Atje…, të gjithë,

Të gjithë, zotrinj e shokë.

…Shakull, shtrirë për tokë.

./.

(NJ, USA, qershor 2012)

-Nga libri ne doreshkrim “Te vrasesh nje poet`´-