Në Pallatin Serbia në Beograd President Vuçiq kishte ftuar në një takim partitë parlamentare por edhe ato jo parlamentare për të marr një vendim rreth zgjedhjeve parlamentare të paracaktuara për datën 26 prill të këtij viti. Në këtë takim duhej të merrej vendimi për mbajtjen apo shtyrjen e tyre për shkak të situatës së krijuar nga pandemie e Corona virusit. Pasi që situatën Vuçiqi po e mbante nën kontroll siç edhe është mësuar gjerë më tani, që të jetë i pa kontestuar në vendimet e tij kësaj radhe i doli krejt ndryshe nga se kishte menduar. Shteti serb si duket do të frikësoi popullatën jo serbe duke zbatuar orën policore në gjithë vendin si pretekst të shfaqjes së epidemisë atje. Një gjë të tillë Vuçiqi do të ndërmerr edhe në Sanxhak. Në këtë takim ishte prezent edhe Sekretari gjeneral i PAD –it z. Ahmedin Shkriel i cili iu drejtua presidentit serb, se ai nuk duhet t’ i dërgoj forcat policore e ushtarake në Saxhak pasi që populli ata nuk i do ti shoh më sy.
Me që Ahmedini i prishi rendin e ditës këtij presidenti anti shqiptar e anti boshnjak u nxeh dhe humbi durimin duke ju kërcënuar Z. Shkreli se ai nuk duhet të përzihej në punët e shtetit. Zoti Shkreli e vuri në lojë presidentin serb më buzëqeshjen dhe durimin e tij për çka Vuçiqi edhe iu kërcënua se do t’ ia ndalë buzëqeshjen në buzë, duke ia bërë më dije se do të përdorte forcë e shtetit kundër tij. Këtu shihet shumë qartë se presidenti Vuçiq nuk është mësuar të ketë opozitë nga radhe e kombeve tjera në serbi, pasi që përfaqësuesit e partive tjera boshnjake ia mbajnë ison për çdo gjë që ai vendos, pa marr parasysh a është në dëm të sanxhaklinjëve ajo . Zotit Vuçiq po i vjen fundi dhe se ai ndodhet në krizë nervore më gjithë radikalët e çetnikët në Serbi.
Më këtë Z. Ahmedin ia bëri të ditur se populli i Sanxhakut nuk duron më shtetrrethimin serb, tani kinse për t’i vënë në karantinë snxhaklinjtë.
Po ashtu ia bëri më dije se populli i Sanxhakut nuk duhet të tregohet i dobët përballë kërcënimeve të radikalëve serb, fobia serbe nuk ekziston më tek boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut.